Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu në Shtëpinë e të Moshuarve: Vaksinim falas për të moshuarit dhe stafet e qendrave të kujdesit social

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të të Moshuarve, ka vizituar të moshuarit në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

Manastirliu ka bërë me dije se programi i vaksinimit ndaj gripit do të vijojë edhe me të moshuarit dhe punonjësit e shtëpive të përkujdesit social në të gjithë vendin.

“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID19”, tha Manastirliu.

Duke shprehur mirënjohje për kujdestaret e shtëpisë së të moshuarve dhe të qendrave të përkujdesit për punën dhe sakrificën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë, Manastirliu tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.

“Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve”, – tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka financuar 360 mijë doza vaksine, të çertifikuara dhe të siguruara përmes partnerëve ndërkombëtarë, të cilat si asnjë vit tjetër, kanë mbërritur shumë më herët, duke nisur procesin e vaksinimit falas për grupet e riskut. Të parët që përfitojnë janë personeli shëndetësor në të gjithë vendin, të moshuarit dhe punonjësit në qendrat e përkujdesit, dhe në vijim, sipas kalendarit të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik, edukatorët, arsmitarët, të moshuarit mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët 2-5 vjeç, etj.

Postime të ngjashme

Mbi 912 mijë vaksinime në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Gjykata Kushtetuese pezullon gjykimin për zgjedhjet e 30 qershorit, do i drejtohet Komisionit të Venecias

Dafina Vidishiqi

Holanda lejon lëvizjen e lirë për shtetasit shqiptarë nga nesër

Dafina Vidishiqi

Rama: Dështoi BE me Ballkanin. Takimi në Shkup pas refuzimit nga BE

Dafina Vidishiqi

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...