Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu: Parandaloni përhapjen e Covid-19, festoni në familje

Ndërkohë që në Europë ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, në Shqipëri autoritetet shëndetësore vijojnë me këshillat e para 9 muajve, për distancim social, larje duarsh dhe mbajtje maske.

Sot Ministria e Shëndetësisë rekomandon që festat të kalohen vetëm me familjen në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Ajo ka ndarë një udhëzues me anë të një fotoje ilustruese në faqen e saj zyrtare ku rekomandon që qytetarët të urojnë miqtë përmes kamerës dhe rrjeteve sociale.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19, festoni festat vetëm me familjen tuaj KufizoniKontaktet. RespektoniRregullat. RuaniShëndetin”, thuhet në rekomandimin e MSH.

Këshillat që jep Ministria e drejtuar nga Ogerta Manastirliu po zbatohen prej muajsh, ndërsa ajo që presin qytetarët është se kur mund të sigurohen vaksinat, ashtu sikundër edhe vende jashtë BE-së, si Serbia, ka nisur procesin e vaksinimit te grupet e riskut.

Nga deklarimet zyrtare të deritanishme është thënë se vaksina do të vijë në muajt e parë të 2021, janar-mars, ndërkohë që vendet europiane janë përgatitur që deri në pranverë të vaksinojnë me miliona qytetarë.

Në pandeminë e Covid-19, Shqipëria ka mbetur hapa pas modeleve të aplikuara, megjithëse Kryeministri dhe Komiteti Teknik, herë pas here kanë deklaruar se po ecin njëlloj si vendet më të zhvilluara. Gjithsesi realiteti është krejt tjetër nga propoganda qeveritare me pandeminë. Kur Bota aplikonte testet e shpejta, në Shqipëri kishte nivelin më të ulët të testimeve, ndërsa kur Bota nisi vaksnimin, këtu nisi aplikimi i testeve të shpejta dhe kjo u cilësua si arritje e madhe.

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...