Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Manastirliu: Vaksinat e radhës nga kompania Pfizer do të vijnë më 15 shkurt

Kështu deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës së Komitetit të Ekspertëve lidhur më procesin e vaksinimit.

“Qeveria shqiptare ka siguruar përmes kontrantimi qoftë me Pfizer, qoftë me Covax, vaksina për 800 mijë qytetarë shqiptare, ku përshihen ato kategori të riskut të përcaktuar nga ekspertët tanë të vaksinimit”, u shpreh ajo më tej.

Ndërkohë në konferencën e sotme, Manastirliu publikoi edhe masat e reja për situatën e COVID, njofton euronews.albania.

Ministrja komunikoi se nga data 11 shkurt e deri më 25 shkurt do të kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 si dhe në këtë fashë orari do të kufizohet edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve.

Mësimi do të vijojë online në shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Sakaq, do të zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor.

Postime të ngjashme

Mbërrijnë 67,860 doza të vaksinës Pfizer, Rama: Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin masiv në të gjithë vendin

D V

Raporti final i OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 prillit, Balla: Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite

D V

Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë marrëveshjen për transferimin e të burgosurve

D V

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE/ODIHR pubikon raportin final

D V

Yuri Kim: Emërimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, hap i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi

D V

Shkeljet në trafik, policia në Shqipëri pezullon 53 patentë-shoferë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...