Agjencia Zhurnal.mk

Mançevski në Forumin në Londër: Përforcimi i aftësive digjitale mbetet reformë në ekonomitë tona

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski po merr pjesë në Forumin Botërorë për Arsim që realizohet në Londër, nga 19 deri më 22 janar.

Në margjina të Forumit, ministri Mançevski ishte pjesëmarrës në tribunën: “Aftësitë digjitale: transformimi në një gjeneratë”, në sesione ku u bisedua për arsimin në shekullin 21, për shkollat dhe për programet bashkëkohore të arsimit si dhe për Procesin e Berlinit, thuhet në kumtesën e MSHIA.

“Përforcimi i aftësive digjitale mbetët reforma e vazhdueshme e ekonomive tona dhe me të vërtetë jam i lumtur që mund të them se Maqedonia e Veriut zbaton disa masa për zgjidhjen e kësaj çështje. Për shembull plani operativ për masa aktive për punësim dhe programe si dhe shërbime për tregun e punës për vitin 2018 solli masa të shkëlqyeshme dhe rezultate, ndërsa plani operativ për vitin 2019 parasheh mbështetje me 700.000 euro shtesë për trajnim në fushën e IT-së dhe aftësive digjitale. Jemi kyçur edhe në aktivitetet edukative joformale me nxënës nga shkollat fillore në vend, për të biseduar për sigurinë kibernetike dhe sfidat rreth kësaj”, u shpreh ministri Mançevski.

Ai përmendi iniciativa dhe projekte ndërkombëtare të BE-së, siç janë projektet e infrastrukturës elektronike të Horizont 2020, të cilat janë thelbësore për nxitjen e shkencës së hapur dhe mundësimin e qarkullimit të njohurive. Ai gjithashtu u kthye në organizimin e javës evropiane të kodimit që përfshin mbi 130 shkolla nga Maqedonia e Veriut.

Në tribunë kanë marrë pjesë edhe ministri për Arsim dhe Shkencë i Maqedonisë së Veriut Arbër Ademi, si dhe ministrja për Arsim, Sport dhe Rini e Shqipërisë, Besa Shahini, ministri i Arsimit të Serbisë, Mlladen Sharçeviq, ministrja për Arsim dhe Kulturë e Republikës Srpska Natalija Triviq dhe ministri për Arsim i Malit të Zi, Damir Shehoviq. /Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...