Agjencia Zhurnal.mk

Mançevski: VMRO është kundër ligjit për PP, po e pengon drejtësinë në Maqedoni

Shkup, 23 janar – Zhurnal.mk – Ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski, sot në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, ka bërë thirrje për mbështetje të ligjit për Prokurori Publike, sepse siç thotë, kjo është një kusht për fillim të negociatave me BE-në, përcjellë Zhurnal.

Siç potencon Mançevski, nëse duam të ketë qeverisje të së drejtës, atëherë duhet të kenë përfundim të gjitha rastet e hapura nga PSP.

Ai pohon se janë bërë disa ndryshime të mëdha në qëndrimet e partive politike dhe se shumë shpejtë do të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjithë.

“Duhet të shohim cili do të jetë vendimi final i të gjitha partive, nëse dikush është kundër këtij ligji, atëherë duan të stopohen të gjitha proceset gjyqësore të cilat për momentin janë hapur nga bombat”, ka potencuar Mançevski.

Lidhur me ngecjen e shtetit në listën e “Transparency International”, Mançevski sigurisht që ka akuzuar VMRO-DPMNE-në, për të cilën thotë është ajo e cila ka bërë obstruksione përmes instalimeve në gjyqësor.

“Ne kemi problem serioz me sistemin gjyqësor. Dmth ky raport për gjendjen e korrupcionit ka të bëjë me përshtypjen e qytetarëve për luftën kundër krimit dhe korrupcionit dhe normalisht se është ashtu. Kur qytetarët shohin se nuk po procesuohen rastet, se po bllokohen në mënyra të ndryshme, se ato që janë dënuar ende nuk janë nëpër burgje, se njerëzit nuk po e fitojnë drejtësinë e merituar, po, përshtypjen gjithsesi e keqëson edhe rasti “reket”, por ky rast po procesuohet, ka njerëz të shpallur fajtor. Sistemi në këtë pjesë funksionon por ngelet se përgjimet të cilat kanë ndodhur në vitin 2015, ndërsa tani jemi 2020, ende askush nuk është përgjigjur për këtë”, ka deklaruar Mançevski.

Mançevski paralajmëron se nëse i jepet edhe një mandat LSDM-së, do të kryejnë veting mbi të ardhurat e gjykatësve dhe prokurorëve./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...