Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Manchester City është zyrtarisht kampion i Anglisë për herë të shtatë në histori. Skuadra e Pep Guardiolës festoi në shtëpi titullin e sezonit 2020-2021, pasi dhurata erdhi nga stadiumi i rivalit të të njëjtit qytet, “Old Trafford”. Lejstër City mposhti 2-1 Manchester Junajtid, duke paketuar titullin drejt vitrinës së trofeve të Manchester City. Kur mbeten edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund për të dyja skuadrat e Manchester-it, City kryeson me 10 pikë avantazh dhe është zyrtarisht kampion i Anglisë duke rikthyer trofeun në Etihad pas vetëm një viti mungesë.

“Ky sezon ka qënë më i vështirë se askush tjetër. Fitorja e titullit ishte tepër e ndërlikuar. Jam shumë krenar që menaxhoj dhe drejtoj këtë grup lojtarësh. Çdo ditë ata janë në fushë, duke luftuar për sukses”, është shprehur Pep Guardiola.

Në 5 vitet e tij në Angli, Guardiola fiton titullin e Premier League në drejtim të Manchester City dhe është shumë pranë trofeut të Ligës së Kampionëve, ku do sfidojë Chelsea më 29 Maj.

Postime të ngjashme

Mancini: Zvicra ekip i fortë, na duhet ndeshje perfektë për ta mposhtur

Dafina Vidishiqi

Pogba shpallet lojtari i ndeshjes, Francë – Gjermani

Dafina Vidishiqi

Franca fiton ‘Klasiken e Evropës’, mposht minimalisht Gjermaninë

Dafina Vidishiqi

Xherdan Shaqiri flet për ndeshjen me Italinë: Nuk kanë pranuar gol në nëntë ndeshje, por edhe në sulm janë të jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

Rudiger si Suarez, kafshon Pogban

Dafina Vidishiqi

Pjesa e parë, Francë 1-0 Gjermani: Vendos autogoli i Hummels

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...