Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Manchester Unitedi bëri katër oferta për të transferuar Jadon Sanchon, por të gjitha u refuzuan nga Dortmundi

Klubi anglez, Manchester Unitedi thuhet se bëri katër oferta për yllin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, gjatë verës së fundit.

Djajtë e Kuq ishin të etur për të nënshkruar anglezin Sancho nga Borussia Dortmund në afatin e fundit kalimtar.

Por, ata kurrë nuk arritën të plotësonin vlerësimin e klubit gjerman prej 108 milionë funtesh për lojtarin.

Sipas gazetarit të njohur Jan Aage Fjortoft, në emisionin Here We Go, United bëri disa oferta apo më saktë katër oferta për anglezin.

Por, ai shtoi se asnjëra ofertë nuk iu afrua asaj që Dortmundi për anësorin e tyre sulmues.

Oferta e parë e Unitedit dyshohet se ishte afër 50 milionë funte apo më pak se gjysma e shifrës së kërkuar.

Kishte oferta të tjera në mes, dhe oferta e tyre përfundimtare erdhi me rreth 91.3 milionë funte.

Por, BVB kishte vendosur që ta mbante anglezin për të paktën edhe një sezon në atë fazë të afatit kalimtar. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Benjamin Kololli vesh fanellën e Real Soceidadit

Zekirija Haxhiu

Marrëveshja mes Interit dhe Lazios për Lazzarin

Zekirija Haxhiu

Përfundon “Euro 2020” për de Jong

Zekirija Haxhiu

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

Zekirija Haxhiu

Gianni De Biasi shumë pranë skuadrës së madhe italiane

Zekirija Haxhiu

Mourinho: Portugalia deri më tani ka luajtur me 10 lojtarë, Bruno Fernandes duhet të duket

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...