Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Nesho: Një shans për Shqipërinë

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 Ish-ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Agim Nesho, në një intervistë për Rtv Ora e konsideron marrjen e këtij funksioni të lartë 65 vjet pas anëtarësimit në Kombet e Bashkuara një shans për vendin tonë por edhe përgjegjësi.

Nesho: Është një shans për Shqipërinë. Për herë të parë që nga hyrja e Shqipërisë në vitin 1955 si anëtare në Kombet e Bashkuara zgjidhemi në organin më të lartë që është për paqen dhe stabilitetin në botë që është Këshilli i Sigurimit.Kjo është një fitore për të gjithë institucionet e shtetit shqiptar sepse është një përpjekje e vazhdueshme e diplomacisë shqiptare.Kandidimi ka nisur që në 2006, Shqipëria ka depozituar emrin e saj që ka dëshirë të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Është jo vetëm një fitore për Shqipërinë por edhe  një përgjegjësi shumë e madhe për arsye se Këshilli i Sigurimit ka përgjegjësi përpara të gjithë kombeve të votës në lidhje me vendimmarrjen dhe përgjegjshmërinë që ruan aktet kryesore që nxjerr Këshilli i Sigurimit.

Nesho komentoi edhe përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç, gjatë samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që u mbajt në Tiranë.

Sipas tij kemi një rikthim  të nacionalizimit të ri serb, të personave përfaqësues të Millosheviçit por me veshje tjetër të cilët kërkojnë të rrisin dominancën serbe në rajon duke negociuar për një çështje që ishte shumë e vështirë të negociohej gjatë viteve të para pas vitit 2000.

Nesho: Këtë avantazh Serbisë ja dhanë një sërë faktorësh, klima që u krijua me populizmin dhe nacionalizimin e ri që përfshiu të gjithë vendet e botës nga SHBA deri në Europë nga 2015 dhe deri tani. Ka ndikuar klima që 5 vende për arsye të precedentit të tyre personal, pjesëtar të BE dhe NATO-n nuk e kanë njohur Kosovën.

Postime të ngjashme

Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Asgjë s’mund të më pengoj të përmbush misionin e besuar nga zgjedhësit shqiptarë

D V

U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s’mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi

D V

Hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës

D V

COVID 19/ 37 raste të reja dhe asnjë humbje jete në vend

D V

TIA jep njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë: Do të qëndroni në karantinë

D V

Një alternativë ku të kaloni fundjavën, Rama publikon pamjet mahnitëse nga Durrësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...