Agjencia Zhurnal.mk

Mandati i Gruevskit, këtë javë në Komision

Shkup, 19 maj – Seanca për marrjen e mandatit për të arratisurin Nikolla Gruevski do të mbahet të martën ose më së voni të mërkurën, njoftojnë nga Komisioni parlamentar për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit.

Anëtarë të këtij trupi përgënjeshtrojnë se seanca është anuluar paraprakisht pasi ajo fare nuk është caktuar. Seanca do të mbahet pas mbledhjes së Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, e cila është paraparë për të hënën, ndërsa në të do të shqyrtohen dy ligje: Ai për Agjencinë për siguri publike dhe koordinim të shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit. Për këto ligje janë dorëzuar rreth 50 amendamente.

Pasi që të kalojnë të njëjtit, do të vijojë caktimi i seancës për mandatin e Gruevskit. Pak ditë më parë, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi e njoftoi Komisionin me të cilin kryeson Pavle Bogoevski për mungesën në punë të ish-kryeministrit për më shumë se 6 muaj pa kurrfarë arsyetimi. Nëse Komisioni me shumicë votash vendos të përgjigjet pozitivisht për marrjen e mandatit, rekomandimi shkon në votim para deputetëve në seancë plenare. Mandati i deputetit merret me shumicë prej dy të tretash, përkatësisht 80 nga 120 deputetë.

Grupi i përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja që votoi për ndryshimet kushtetuese ende nuk kanë qëndrim për këtë çështje. Nikolla Gruevski është në Budapest ndërsa nga autoritetet hungareze mori azil. Ai është i pranishëm edhe në Maqedoni, me librin e botuar “Përvoja për të ardhmen”, që është disertacioni i tij i doktoraturës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...