Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Manifestim për spitalet publike në Spanjë

Punonjësit e shërbimit shëndetësor publik në Spanjë kanë dalë në një demonstratë për të kundërshtuar planet e qeverisë qendrore dhe lokale për privatizimin e sistemit. Ata kërkojnë mbështetje shtetërore në kuadër të situatës me pandeminë e Covidit-19.

Mijëra bluza të bardha marshuan të dielën në Madrid në mbështetje të shërbimit shëndetësor publik, i cili gjendet para sfidës së vështirë të pandemisë.

Spanja është ndër vendet europiane më të prekura nga koronavirusi i ri, me mbi 44 mijë jetë të humbura dhe më shumë se 1 milion e gjysmë raste të infeksionit.

Punonjësit e sektorit mbanin në duar pankarta me mbishkrimin “100 për qind shërbim publik”, ndërsa janë të vendosur të rritin presionin mbi autoritetet pasi ka mungesë investimesh.

“Shërbimi publik në Spanjë po vuan nga buxheti i vogël, nuk po gjen përkrahje. Kemi qenë keq më parë por situata me kovidin na ka çuar edhe më keq.”

“40-45 për qind e stafit është i përkohshëm, pagat janë më të ulëta sesa në rajonet autonome, për të mos folur për diferencat me shtetet e tjera.”

“Për mendimin tim këta po e çmontojnë shërbimin shëndetësor publik. Stafi ndjehet nën trysni, punon në kushte të pafavorshme dhe na duhet një reformë e re, më shumë punonjës të rinj.”

Demonstruesit kundërshtuan edhe ndërtimin e një spitali të ri me kapacitet 1 mijë shtretër në Madrid, duke thënë se është i panevojshëm pasi kryeqyteti spanjoll i ka hapësirat që i duhen dhe godina e re është bërë vetëm për t’u dhënë kontrata firmave private të ndërtimit.

Administrata e Madridit nga e hëna ka lehtësuar masat kufizuese antikovid në disa rajone pasi po vëren një përmirësim të situatës epidemiologjike.

Ende nuk janë shpallur masat për periudhën e fundvitit, por ndalimqarkullimi pritet të aplikohet nga mesnata deri në orën 6 të mëngjesit, për grupe jo më të mëdha se 6 veta.

Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, rregulli për grupimet shoqërore mund të zgjerohet deri në 10 persona dhe ndalimqarkullimi të aplikohet nga ora 1:30 deri në 6 të mëngjesit.

Postime të ngjashme

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

S.B.

Policë në universitete, në Greqi ndizet një luftë kulturore

S.B.

Protesta në Hong Kong, shkak gjykimi ndaj aktivistëve

S.B.

Gjykata në Mianmar shton akuzat kundër lideres Aung San Suu Kyi

S.B.

Media amerikane: Vaksinat kineze e ruse, zgjedhja më e mirë antiepidemike në Amerikën Latine

Z H

PBB-ja e Kinës u shtua 2.3 % vjet, ekonomia e vetme kryesore që shënon rritje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...