Manifestimi i pavarësisë do kushtojë rreth 190 mijë euro

Shkup, 8 shtator – Organizimi i manifestimit me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë do të kushtojë gati 190 mijë euro, shkruan Alsat. Byroja e Prokurimit Publik ka shpallur marrëveshjen që Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë ka nënshkruar me kompaninë DVD PLUS. Sipas të dhënave, oferta e kësaj kompanie ishte unike.

 

Sipas kontratës publike, DVD PLUS duhet të sigurojë listë të interpretuesve për pjesën muzikore të programit, ndriçimin, sistemin e zërit dhe skenën.

Kompania është angazhuar për të siguruar pesë mijë shishe ujë prej gjysmë litri për audiencën, fishekzjarre që do të zgjasin të paktën pesë minuta, si dhe një video promovuese prej një minute në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Sipas marrëveshjes, DVD PLUS duhej stamponte 100 mijë fletushka për ngjarjen që organizon, dy mijë postera, 30 dhe tabela, por edhe të promovonte ngjarjen përmes marketingut dixhital.

Related posts

Do të qendrojë edhe në RMV/ Angela Merkel, vizitë lamtumire në Ballkanin Perëndimor

D V

Vaksinë kundër Kovid-19 dje kanë marrë 12.545 qytetarë

R Zh

Filipçe nga Velesi: Të vaksinohemi për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen tonë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com