Maqedoni TOP LAJM

Manushev: Bullgaria nuk do të mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Zhurnal Ads

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Plamen Manushev, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Bullgar dhe deputet i GERB për Agjencinë e Lajmeve BGNES ka theksuar se për fat të keq, Bullgaria pothuajse me siguri nuk do të mbështesë fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut në dhjetor për pranin në Bashkimin Evropian.

Ai tha se ka informacione që Hollanda do të bllokon Shqipërinë sepse ajo ka probleme me kushtetutën e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjyqtarët nuk janë kontrolluar për të parë nëse plotësojnë kushtin për t’u bërë të tillë. Ekzistojnë disa procedura serioze. Më duket se kjo do të ngadalësojë të gjithë procesin”, tha ai.

“Situata është bërë mjaft e komplikuar, por Bullgaria ka deklaruar kategorikisht se ka vija të kuqe nga të cilat nuk mund të devijojmë. Prandaj, Memorandumi iu drejtua të gjitha vendeve anëtare dhe institucioneve evropiane. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë duhet të jenë të pranishme horizontalisht gjatë gjithë procesit të negociatave, në të gjithë kapitujt që hapen. Nëse një nga kapitujt shkelet, negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut duhet të shtyhen”, komentoi Manushev.

Postime të ngjashme

Nikolovski në videokonferencë me përfaqësues të CDI

T E

Lajmi i fundit/383 raste të reja, 7 të vdekur e 95 të shëruar

T E

KSI sot do të vendos për qëndrimin ditor në shkolla

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...