MAPAS: Mjetet e përgjithshme në shtyllën e dytë dhe të tretë me rritje prej 15 për qind në vitin 2020

Shkup, 5 tetor – Mjetet e përgjithshme te fondet e obligueshme dhe vullnetare në vitin 202 arritën në 89,5 miliardë denarë, gjegjësisht afër 13,5 për qind nga prodhimi bruto vendor për vitin 2020, njoftuan nga Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional – MAPAS duke theksuar se fondet pensionale për një kohë shumë të shkurtë e kanë kthyer dhe tejkaluar vlerën e ulur të mjeteve dhe kanë arritur rritje prej 15 për qind.

 

“Edhe pse, kriza globale dhe ekonomike në mënyrë të afatshkurtër i ndryshoi trendet e lëvizjes në rritje të parametrave të financimit të detyrueshëm dhe vullnetar të sigurimit kapital financiar pensional, fondet pensionale për një kohë shumë të shkurtë e kthyen dhe tejkaluan vlerën e ulur të mjeteve dhe mbërritën rritje prej 15 për qind”, thuhet në kumtesë.

Për krahasim, shtojnë, sipas të dhënave preliminare të mjeteve OECD të fondeve pensionale në vendet anëtare të OECD-së, në vitin 2020 u rritën për 9 për qind, gjegjësisht u rritën për diç më shumë se 1 për qind në vendet të cilat nuk janë anëtare të OECD. Kjo shënohet në Raportin për situatat në sigurimin e financuar kapital pensional në vitin 2020, që e përgatit MAPAS në kuadër të aktiviteteve të parapara drejtë qëllimit strategjik – Avancimi dhe mirëmbajtja e sigurimit të financuar kapital transparent që e ka mbështetjen e anëtarësisë dhe publikut.

Në vitin 2020, theksojnë, u rrit edhe përfshirja e popullatës në shtyllën e dytë, gjegjësisht 93 për qind e numrit të përgjithshëm të të siguruarve në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor ose 56 për qind e popullatës së përgjithshme aktive janë anëtarë të shtyllës së dytë.

Gjatë vitit 2020 në shtyllën e dytë janë paguar rreth 9,3 miliardë denarë, përderisa në shtyllën e tretë janë paguar gjithsej 317 milionë denarë, ndërsa në drejtim të sigurimit të sistemit efikas të sigurimit pensional të financuar, nga fillimi i vitit 2020 u ul dhe kompensimi i lejuar maksimal nga kontributet mund ta paguajnë shoqëritë pensionale në shtyllën e dytë prej 2,25 në 2 për qind.

Në periudhën prej shtatë viteve, nga viti 2014 deri në vitin 2020, në sigurimin pensional të financuar të detyrueshëm janë realizuar të ardhura mesatare të vendosura në nivel vjetor prej 5,55 për qind në vlerë nominale gjegjësisht 4,85 për qind në vlerë reale.

Në nivel të sigurimit pensional financuar vullnetar, në periudhën shtatëvjeçare 2014– 2020, siç theksojnë, janë realizuar të ardhura mesatare në nivel vjetor prej 5,56 për qind në vlerë nominale gjegjësisht 4,86 për qind në vlerë reale.

Pas më shumë se një dekade nga fillimi i punës së sigurimit pensional të financuar vullnetar, nga marsi i vitit 2021 filloi edhe fondi i tretë vullnetar pensional – Trigllav është hapur fond i detyrueshëm pensional – Shkup, me çka sigurimi kapital i financuar gjithsej numëron gjashtë fonde pensionale, tre të obligueshme dhe tre fonde vullnetare pensionale.

Related posts

Jepen prova materiale në seancën për lëndën “Parcelat në Vodno”

D V

Finalizohet “Open Ballkan”, zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Redaksia

Editorial/ Kandidatët të mos u ikin debateve televizive, qytetarët duan të dëgjojnë projekte konkrete

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More