Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se FSK ka ngritur kapacitetet profesionale dhe operacionale, duke zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake.
Maqedonci thotë se gjatë këtij viti janë akreditur për herë të parë atashë të mbrojtjes jorezident në disa shtete.
“Krahas ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve të mbrojtjes në shtetet partnere.Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë”, është shprehur ministri.
“Zgjerojmë përfaqësimin dhe partneritetin për të ruajtur paqen, marrëdhëniet ndërkombëtare që ne zotohemi të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, ka potencuar ai.