Maqedonci takon homologun polak, i shpreh shqetësimin për vendosjen e 48 bazave ushatarake serbe afër kufirit me Kosovën

nga Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në margjinat e Forumit “Defense 24  Days”, ka takuar ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Władysław Kosiniak- Kamysz.

Sipas njoftimit për media Maqedonci, homologun polak Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa ka shprehur  shqetësimin e tij për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën.

Ministri thuhet se ka shprehur  gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi.

“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, ai ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore.

Të dy ministrat u dakorduan që është tejet e rëndësishme të vendoset bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë”, thuhet në njoftim. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More