Maqedoni: Fatura të larta të energjisë elektrike pritet të vijnë në muajt në vijim

Shkup, 8 tetor – Fatura më të larta për energjinë elektrike kompanitë do të marrin edhe në muajt në vijim. Deri në intervenimin me import të qymyrit për bllokun e tretë të kombinatit TEC Manastiri dhe Centralit Osllomej, nuk është i mundur stabilizimi i krizës energjetike në Maqedoni.

 

Autoritetet nuk japin kurrfarë parashikimi lidhur me çmimet e energjisë elektrike për amvisëritë nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Në nëntor do duhet të përballohet ky shok i çmimeve, ose goditja ndaj ekonomisë, por afati më i shkurtër që mund të intervenojmë në prodhimin e energjisë elektrike, është në muajin dhjetor”, deklaroi Vasko Kovaçevski, Drejtor i Elem.

Komuniteti i biznesit kërkon të formohet një fond garantimi që do mbushet nga kompanitë e licencuara që bëjnë tregti me rrymë në tregun e lirë. Në rast se ka shkelje të rregullave, pala e dëmtuar të marrë para nga ky fond. Por, për këtë duhet të bëhen ndryshime në ligjin për energjetikë.

“Sinqerisht, kjo situatë e padefinuar e shitësve të lirë të energjisë elektrike po na pengon. Ai që dëshiron të jetë pjesë e tregut të energjisë elektrike, duhet të jetë pjesë edhe në Fondin e garantimit”, pohoi Antoni Peshev nga Oda Ekonomike.

Deri më tani tetë kompanive u janë marrë licencat për mosrespektimin e marrëveshjes për furnizim me energji elektrike. Nuk dihet dëmi që kanë shkaktuar kompanitë që kanë marrë më shumë para për rrymë sesa ajo që janë marrë vesh. Kompanitë tashmë morën faturë më të shtrenjtë për energjinë elektrike për 60 %.

Related posts

Kujdesi shëndetësorë në burgje, Filipçe përgënjeshtron Naser Ziberin

R Zh

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të raportojë mbi raportin për realizimin e Buxhetit

Redaksia

Filipçe: Imuniteti nga vaksina mbron shumë më tepër sesa virusi i tejkaluar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More