Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Maqedoni kërkon ndihmë shtesë nga Brukseli për projekte mjedisore

Shkup, 28 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini realizoi takim pune me komisarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han, me qëllim të rritjes së investimeve dhe zbatimit më efikas të projekteve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në takim, siç kumtoi MMJPH, u kërkua ndihmë teknike shtesë nga Brukseli në përgatitjen dhe dorëzimin e aplikacioneve në fondet evropiane, në mënyrë që të maksimizohet përdorimi i fondeve në dispozicion.

Ministri Nuredini theksoi përparësitë kryesore në sigurimin e mbrojtjes së mjedisit, pas së cilës u ra dakord që do të komunikohet një listë e projekteve prioritare të investimeve, në mënyrë që të shqyrtohen mundësitë për përdorimin e programeve speciale për projekte me rëndësi të veçantë siç janë zonat e ndotura dhe rehabilitimi i tyre.

Kapitulli 27 mbi mjedisin është një nga kapitujt më të gjerë dhe të kushtueshëm, dhe përdorimi i duhur dhe me kohë i fondeve në dispozicion nga fondet evropiane në periudhën e para-anëtarësimit është thelbësor.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...