Maqedoni, Nevzati thotë se është sezonale dhe nuk ka vend për panik

Shkup, 1 tetor – Gjatë verës në vendin tonë janë diagnostikuar tre raste të infeksioneve me virusin e Nilit perëndimor. Rasti i parë ishte në muajin korrik te një fëmijë i moshës 11 vjeçare nga Struga, rasti i dytë në gusht te një 8 vjeçare nga Strumica dhe rasti i tretë po ashtu në muajin gusht te një 69 vjeçar nga Shkupi.

“Në periudhën korrik-gusht 2021 në Departamentin e Epidemiologjisë për Sëmundjet Infektive u diagnostikuan tre raste të izoluara për të Virusit të Nilit perëndimor. Rasti i fundit i regjistruar me këtë virus ishte në shtator 2019. Në të njëjtin vit, në Maqedoninë e Veriut u konfirmuan gjithsej gjashtë raste, që të gjitha në Shkup”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Pacientët në fjalë janë trajtuar në kushte spitalore dhe kanë pësuar ndezje të cipës së trurit. Mirëpo sipas specialistit të epidemiologjisë, mjekut Nevzat Elezi thotë nuk ka hapësirë për panik meqë bëhet fjalë për një sëmundje sezonale, e cila nuk bartet nga një person në tjetrin.

“Tek ne ka kaluar vetëm me një ndezje të trurit, duke dhënë disa simptome të atakeve cerebrale, apo atakeve të trurit, duke dhënë një paralizë ose duke dhënë humbje të vetëdijes, të cilat kryesisht shërohen pak ma gjatë por simptomat tërhiqen pas një kohe dhe kështu jep atë simptomën e encafalidit ose simptomit të ndezjes së cipës së trurit”, theksoi mjeku Nevzat Elezi.

Mjeku Nevzati thotë se te fëmijët, Ethet e Nilit perëndimor nuk janë të rrezikshme, ndërsa vetëm 1% e rasteve të të prekurve mund të përfundojnë me fatalitet.

“80% të personave që i kaplon kjo sëmundje, kalojnë me simptome shumë të lehta, me simptoma të përgjithshme, në formë të gripit sezonal, me ethe, temperaturë dhe paraqitje të njollave në lëkurë, ndërsa 20% e tyre kanë simptome të ndezjes së trurit”, shtoi mjeku Nevzat Elezi.

Ethet e Nilit Perëndimor është sëmundje sezonale dhe transmetohen nga pickimet e mushkonjave dhe në një numër të vogël njerëzish të infektuar manifestohet me simptoma të rënda neurologjike. Nuk ka terapi specifike për këtë sëmundje dhe trajtimi bëhet sipas simptomave./TV21/

Related posts

Regjistrohen 399 raste të reja me Kovid-19, 17 viktima dhe 1.348 të shëruar

D V

Analistët për zgjerimin e BE-së: Bëmë kompromise, BE nuk po na e kthen njësoj

Redaksia

U mbajt debat publik për projekt ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More