Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maqedoni: Nga Covid 19 deri tani janë shëruar mbi 15 mijë pacientë

Shkup, 2 tetor – Zhurnal.mk – Mbi 15 mijë pacientë të shëruar nga Covid ka në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Në nivel botëror, kjo shifër është pothuajse 26 milion, informon Zhurnal.

Sipas raportit të ISHP, dje janë regjistruar 109 pacientë të shëruar. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dje përmes rrjetit social FB thirri të gjithë pacientët e shëruar nga Covid të cilët përmbushin kushtet për dhurimin e plazmës së gjakut, të paraqiten në Institutin për Transfuziologji.

Nga ana tjetër numri i pacientëve të vdekur është 743, ndërsa në 24 orët e fundit luftën e humbën katër pacientë.

Filipçe dje njoftoi se kanë bërë analizë të vdekshmërisë dhe tha se për kohë të shkurtër, gjegjësisht për disa ditë analiza do të përfundojë. Sipas tij, ka një përqindje serioze të vdekjeve që ndodhin menjëherë pas pranimit në spital, sepse pacientët shumë vonë po paraqiten në spitale. Ai tha se me ndihmë të bankës botërore do të furnizohen me teste të shpejta të cilat japin rezultate për 15 minuta.

Ndryshe dje në vend u regjistruan 162 raste të reja me Covid. Numri i përgjithshëm i të infektuarve deri tani shënon 18138, ndërsa për momentin ka 2327 raste aktive. Më së shumti ka në Shkup 775, në Kumanovë 184, Koçan 161, Strumicë 156, Tetovë 149, Prilep 124 etj.

Deri tani në vend janë bërë gjithsej 190127 testime. Numri i të infektuarve në gjithë botën ka tejkaluar numrin 34 milion, ndërsa rastet aktive janë 7,8 milion dhe kanë vdekur 1 milion njerëz.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Merko: Platformat në brigjet e liqenit janë “oferta” e vetme për turizmin në Strugë

Dafina Vidishiqi

Qeveria ka vendosur, nuk ka orë policore pas mesnate

Dafina Vidishiqi

Manifestim tradicional “Takim i të parit me më të mirët” (drejtpërdrejtë)

Dafina Vidishiqi

Shekerinska: Ky Samit i NATO-s ishte historik për vendin

Dafina Vidishiqi

Mickoski: Protestojmë për të parë se për çfarë bisedojnë Zaev dhe Buçkovski me Bullgarinë

Dafina Vidishiqi

Ruzhiq – Carovska: Përmirësim i bashkëpunimit shkencor dhe arsimor dhe arsimimit të pakicave kombëtare

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...