Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Maqedoni, sot fillon pagesa e pensioneve të dhjetorit

Shkup, 28 dhjetor – Zhurnal.mk – Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se prej sot fillon pagesa me faza e pensioneve të dhjetorit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet do të paguhen herët dhe në faza, në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të madhe për pensionistët në kushte rreziku nga coronavirusi.

Pagesa e pensioneve për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit:

– Të hënën, 28 dhjetor 2020, pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;
– Të martën, 29 dhjetor 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denarë deri në 14,000 denarë;
– Të mërkurën, 30.12.2020 pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë;
– Të enjten, 31.10. Pagesa e pensioneve në vitin 2020 në vlerë prej mbi 18,000 denarë.

MPPS apelon tek pensionistët që t’i përmbahen rendit dhe të mos rrezkikojnë jetët e tyre, duke bërë turma para bankave

Postime të ngjashme

Petrovska: Nuk ka mbikëqyrje mbi punën e sistemit për përgjim

T E

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

T E

Filipçe: E ndjekim situatën, javën e ardhshme do të vendosim se a nevojiten masa resteriktive shtesë

T E

Komisioni për mbrojtje dhe siguri debaton mbi Ligjin për shtetësi, ja qëndrimet

T E

Deputeti Rexhepi takon kreun e Sarajit, Bexhetin: Diskutohet ndërtimi i urës në Llokë

T E

PE kërkon që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat, vazhdimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformat

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...