Maqedoni, vaksinimi kundër COVID-19 nga nesër pa termin të caktuar

Shkup, 11 korrik – Procesi i vaksinimit në shtet po zhvillohet pa pengesa. Përveç spitaleve publike dhe pikat vaksinale në shtet, vaksinimi realizohet edhe në shtëpitë e pleqve.

 

Nga nesër vaksinimi do të jetë pa termin të caktuar dhe po ashtu do të lejohet vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri 16 vjet.

Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se gjatë 24 orëve ishin vaksinuar 9.213 qytetarë, ndërsa prej tyre 7.751 kanë marrë dozën e parë. Deri tani në Maqedoni janë aplikuar 662.372 vaksina, ndërsa 245.231 qytetarë janë rivaksinuar.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan edhe 13 raste të reja me coronavirus nga 3.404 testime, ndërsa shtatë prej rasteve të reja ishin nga Tetova dhe gjashtë në Shkup.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja me pandeminë është stabile dhe se nuk ka nevojë për masa shtesë. Sipas tij, fokusi duhet të jetë vaksinimi dhe jo jeta me kufizime.

Sipas paralajmërimeve të MSH-së, nga nesër fillon vaksinimi në terren përmes pikave mobile, përkatësisht secili që do të dëshirojë të vaksinohet do të mund ta bëjë pa termin të caktuar.

Related posts

Blerim Bexheti: Shkojmë së bashku drejt një fitoreje të re bindëse për SARAJIN tonë të zemrës

D V

Nuredini: Të mbijetuarit nga zjarri janë kontrolluar edhe nga një psikiatër

D V

Zeqiri: Pa njerëz nuk duhen rrugë dhe kanalizime

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More