Covid 19 Maqedoni

Maqedonia aplikon për 800 mijë vaksina kundër Covid

Zhurnal Ads

Shkup, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Kemi aplikuar për vakcina kundër Kovid-19 përmes mekanizmit Kovaks, si dhe të gjitha vendet tjera në rajon, për 20 për qind të popullatës. Ato janë 800.000 doza, për shkak se duhen nga dy doza, një dhe pas disa javëve edhe një në pajtim me njohuritë e tanishme për zhvillim të antitrupave. Siç janë tani njohuritë lidhur me përparimin, pritjet janë se vakcina do të jetë e qasshme në fillim të vitit të ardhshëm. Vaksina nuk do të jetë obligative, pasi nuk ka hyrë në kalendar, por do të ketë rekomandim të fuqishëm, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se ky është sistem i OBSH-së dhe i Aleancës globale për vaksinim, i cili mundëson ashtu si vijnë vaksinat nga prodhuesit e ndryshëm, njëlloj të distribuohen drejt të gjtiha vendeve që kanë aplikuar për këtë mekanizëm.

“Të gjitha vendet nga rajoni dhe Evropa aplikuan në këtë mekanizëm dhe kjo është një mënyrë për qasje deri te vaksina. Ja informatat e fundit janë se në fazat e fundit nga hulumtimi është e a.q. vaksina e Oksfordit, e kompanisë ‘Astra Zenika’. Kemi ofertë edhe nga dy vende evropiane, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë, vetëm vende – anëtare të BE-së. Polonia na ofroi që një sasi të caktuar të na rishesin prej rezervave të tyre. Edhe kryeministri Micotakis, kryeministrit Zaev po ashtu i ka thënë se mund të llogarisim edhe në sasi të caktuar edhe nga Greqia. Pritjet janë se do të jetë në disa muajt e parë të vitit 2021”, tha Filipçe në emisionin “Samo Vistina” në televizionin Kanal 5.

Postime të ngjashme

Pardew: Dëm nëse Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut, Sofja shkel traktatin e miqësisë

T E

Besimi: Ligji për mbështetje financiare paraqet një injektim prej 70 milion euro në ekonomi

T E

Zjarri kaplon Sekretariatin për Çështje Evropiane

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...