Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia dhe Bullgaria me emocione të qeta ta kthejnë besimin

Shkup, 12 shkurt 2021 (MIA) – Është në dorë të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tani ta kthejnë besimin dhe komunikimin në mënyrë që të mund të bisedojnë për çështjet e ndjeshme dhe ta ndryshojnë perceptimin, deklaroi për MIA-n shefi i diplomacisë, Bujar Osmani. Thotë se për shkak të nevojës që të bisedohet në mënyrë racionale he pa emocione, me siguri atmosfera do të jetë më pozitive pas zgjedhjeve në Bullgari. Sinjalet, ndërkaq, nga ana bullgare janë të qetësohen emocionet dhe të dy vendet të hyjnë në dialog pragmatik, përcjell Zhurnal.mk

Osmani pas vizitës në Luksemburg dhe Belgjikë, vlerësoi se ekziston “dëshpërim në Maqedoninë e Veriut dhe te qytetarët e saj” pas bllokadës së Bullgarisë në dhjetor për kornizën e bisedimeve, që duhet ta shënojë përfundimisht fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Dhjetorin e kaluar, insistimi i Bullgarisë jo vetëm të mos miratohet korniza me Maqedoninë e Veriut, por edhe të përfshihet fjalia që ka të bëjë me “interpretimin e gabuar të historisë” shkaktoi reagime të një pjese të vendeve anëtare të BE-së, me ç’rast më të zëshme ishin Sllovakia dhe Çekia.

Osmani konsideron se ky dështim i BE-së ka “pasoja të rrezikshme” për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Pasojat janë në hyrjen e rajonit në pasigurinë e madhe në raport me BE perspektivën. E dini se nuk kishte sukses as korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, por as konstatimet për gjithë rajonin, kështu që gjithë rajoni hynë në paparashikueshmëri, ndërsa në rrethana të këtilla paparashikueshmëria është më e rrezikshme sesa epilogu negativ nga disa procese, për shkak se është e vështirë të përgatiteni dhe të mbroheni nga periudha e paparashikueshme. Ne insistojmë në parashikueshmëri”, shprehet shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Bllokada bullgare, e cila pjesërisht shikohet edhe si pasojë e atmosferës parazgjedhore te fqinji ynë lindor, ka të bëjë me më shumë çështje, prej të cilave edhe ato të ndjeshme historike dhe të identitetit. Sipas ministrit të Jashtëm, megjithatë, ngadalë “kristalizohet” pozicioni bullgar dhe bëhet më e qartë se Sofja “nuk i kontestojnë atributët e identitetit”.

“Vijat tona të kuqe në raport me karakteristikat e identitetit si gjuha, populli, përkatësia etnike janë të qarta dhe të pakompromis dhe më vjen mirë që Bullgaria e kristalizoi qëndrimin e saj se nuk i kontestojnë atributet e identitetit. Në mënyrë që t’i qaseni problemit duhet ta përkufizoni mirë, ekzistojnë perceptime të ndryshme edhe te ne edhe në Bullgari, edhe në BE. Ne nuk bisedojmë për atributet e identitetit, çështjen që e ngriti Bullgaria janë baza historike e atyre atributeve. Qëndrimi ynë është se për histori mund të bisedojmë në funksion të arsimit dhe korrigjimit të stereotipave që i paraqesin popujt tanë si armiqësorë”, deklaroi Osmani për MIA-n.

Konkretisht, siç theksoi shefi i diplomacisë, kjo do të thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar drejt implementimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nga viti 2017 dhe punës së Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe arsimore. Sipas tij, këtu duhet të punohet në librat shkollorë dhe “karakterizimit nga e kaluara” që i lëndojnë ndjenja e fqinjit bullgar, si për shembull përdorimi i epitetit “fashiste”.

Shefi i diplomacisë theksoi se në këto çështje duhet të punohet çdo ditë, por se për shkak të nevojës për të biseduar në mënyrë racionale dhe pa emocione, me siguri atmosfera do të jetë më pozitive pas zgjedhjeve në Bullgari.

Rreth kërkesës së Bullgarisë që të përfshihet një kapitull i veçantë në kornizën për bisedimet me vendin kushtuar çështjeve historike, Osmani shprehet se kjo është diçka që as vetë BE-ja nuk e pranon. “Mendoj se ky debat nuk është mes nesh dhe Bullgarisë, por mes Bullgarisë dhe BE-së, 26 vende anëtare konsiderojnë se historia nuk mund të jetë kriter dhe BE-ja të jetë arbitër për ato çështje dhe nuk guxon të ketë devijim nga këto parime themelore të procesit të bisedimeve”, shprehet ministri Osmani për MIA-n.

Osmani dje në Bruksel pati takim edhe me ministren belge të Punëve të Jashtme, Sofi Vilmes e cila porositi se Belgjika e mbështetë perpsektivën evropiane të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor por konsideron se aplikimi i tyre për anëtarësim duhet të vlerësohet në bazë të meritave personale dhe kushtëzuar në mënyrë strikte sipas përparimit real në terren.

Gjithashtu i diskutuan  edhe çështjet rajonale mes dy çështjeve. Uillmes  e ka përshëndetur marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen për miqësi me Republikën e Bullgarisë. “Pajtimi dhe stabiliteti i Ballkanit është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, sepse e  domosdoshme është dialogu  mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjve të saj  të jetë i përhershëm që të arrihen këto qëllime”, ka deklaruar shefja e diplomacisë belge në takim me Bujar Osmanin.

Sipas Osmanit, bllokada bullgare dhe stagnimi me vaksinat për vetëm dy muaj paraqesin “koincidencë të keqe të dy porosive negative për rajonin”, që reflektohet në anketat e mendimit publik për entuziazmin ndaj BE-së.

Ambasadori bullgar në vend, Angell Angellov në takimin gjatë vizitës në Shtip tha se është optimist se së shpejti do të zhbllokohen negociatat mes Shkupit dhe Sofjes dhe konsideron se dy shtetet duhet të vazhdojnë të punojnë në atë drejtim.

Ambasadori theksoi se sinjalet që i jep Qeveria bullgare është të pakësohen emocionet nga të dy palët, dhe, siç tha, të dy vendet të hyjnë në një dialog pragmatik, i cili do ta anulojë edhe fjalimin e urrejtjes.

Të dy vendet parashohin 28,4 milionë euro në projekte të përbashkëta, ndërkaq pritet miratimi nga Komisioni evropian për realizimin e tyre.

Korrespondenti i MIA-s nga Sofja deklaroi se pasi që Qeveria e Bullgarisë më 3 shkurt vendosi ta rritë pjesëmarrjen e mjeteve nga Fondi investues për zhvillim rajonal për 46 për qind, në kuadër të programit për bashkëpunim tejkufitar mes dy vendeve, në krahasim me periudhën rrjedhëse programore prej vitit 2014 deri në vitin 2020, parashihet të investohen mbi 28,4 milionë euro në projekte të përbashkëta mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut në periudhën programuese prej vitit 2021 deri në vitin 2027.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva pardje e kritikoi deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, dhënë të hënën në debatin e think-tenk Këshillit atlantik amerikan me temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës”.

Zaev atëherë tha se pozicioni i Bullgarisë është joparimor dhe parandalon mundësim të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në me çka duhej të fillonin negociatat.

“Qëndrimi ynë është se miqtë nuk duhet të bllokohen mes veti. Bullgaria duhet të uptojë se kemi të drejtë sovrane të përcaktohemi dhe ndjehemi si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase, e me atë të respektohen edhe të gjitha identitetet evropiane që i kemi në vendin tonë. Konsideroj se qëndrimi i tyre i tnaishëm është anakronik dhe ëhtë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ne si shtet do të vazhdojmë t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që të arrijmë tejkalim të problemeve, duke i respektuar me atë rast veten dhe të tjerët. Shteti ynë është Evropë në të vogël”, tha atëherë Zaevi.

Zaharieva theksoi se problemi i tyre është se konsiderojnë se kultivon urrejtje ndaj bullgarëve dhe se nuk po përmbushet Marrëveshja.

Përsëriti se Bullgaria dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut si pjesë të Bashkimit Evropian.

Ajo është e bindur se me partnerët e koalicionit nuk kanë dallime lidhur me çështjen maqedonase.

“Lidhur me temën për Republikën e Maqedonisë së Veriut kemi vendim në Parlament, që thjeshtë është miratuar. Me siguri ka shtrëngime në marrëdhëniet dhe konsiderojmë se të gjithë duhet t’i qetësojnë emocionet”, shtoi Zaharieva. (Zhurnal.mk)

0

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...