Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maqedonia dhe Shqipëria bashkëpunojnë në projektin e NATO-s për menaxhim me krizat

Shkup, 4 shkurt – Në suaza të bashkëpunimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë pikërisht në pjesën e menaxhimit  me krizat  drejtori i Qendrën për menaxhim  me krizat, Stojançe Angelov, është për vizitë pune  në Republikën e Shqipërisë  në suaza të  zbatimit të projekteve rajonale të NATO-s në pjesën e  menaxhimit me krizat, së bashku me  persona profesional nga Qendra për menaxhim me krizat së bashku me bashkë drejtorin e projektit NATO SPS NIKS, Urim Vejseli.

Kjo është ngjarje  konkrete  direkt e lidhur me trajnimin për ueb – të bazuar në  platformë komunikuese “Gjenerata e ardhshme e Sistemit për  komandim dhe menaxhim me incidentet  “(Next – Generation Incident Command System – NICS) dhe është pjesë e projektit “Koordinim rajonal përparues  gjatë gjendjeve urgjente civile” në Ballkanin Perëndimor i cili implementohet në suaza të Programit të NATO-s Shkencë për paqe dhe siguri (NATO SPS).

Angelov, në fjalimin e tij hyrës, duke  i falënderuar nikoqirët për organizimin e ngjarjes  dhe duke dëshiruar  realizim të suksesshëm të NICS  trajnimit të ardhshëm të destinuar  për personelin  në Shqipëri,  theksoi se  ueb platforma e bazuar komunikuese “Gjenerata e ardhshme e Sistemit për komandim dhe menaxhim me incidentet”, (Next – Generation Incident Command System – NICS) është pjesë e projektit “Koordinim përparues rajonal gjatë gjendjeve  urgjente civile” në Ballkanin Perëndimor i cili implementohet  në suaza të Programit të NATO-s – Shkencë për paqe dhe siguri (NATO SPS).

“NICS paraqet  një nga  arritjet  më bashkëkohore teknologjike në fushën e  menaxhmentit të krizave, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut dhe vendet e rajonit (Republika e Kroacisë, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina) e kanë mundësinë  dhe privilegjin në tërësi ta implementojnë këtë sistem deri në fund të vitit 2021.

Si mjet për shfaqje të të dhënave hapësinore në drejtim të ballafaqimit me ngjarjet dhe dukuritë  në kohë reale, NICS mundëson  komunikim të shpejtë dhe efikas dhe koordinim ndërmjet shërbimeve kompetente me qëllim të sjelljes më të shpejtë të vendimeve  për ballafaqim efikas. Mjeti gjithashtu mundëson informim të vërtetë dhe të plotë  të mediumeve dhe qytetarëve në drejtim të ngritjes së vetëdijes dhe kuptimit të rreziqeve.

Qendra për menaxhim me krizat, si koordinator i aktiviteteve të projektit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet në vend  të cilat janë pjesë e projektit, duke i përfshirë edhe vendet partnere nga rajoni dhe më gjerë.

I falënderoj nikoqirët për organizimin e ngjarjes dhe njëherësh u dëshiroj realizim të suksesshëm  të NICS trajnimit të ardhshëm  të destinuar për personelin tuaj.

Në atë drejtim u dëshiroj bashkëpunim të mëtutjeshëm të frytshëm me Qendrën për menaxhim me krizat”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

“Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

Z H

Gjendet një trup i pajetë në lumin Vardar

Z H

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...