Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia e treta prej nga fundi për qytetarë të vaksinuar në Evropë

Shkup, 6 maj – Zhurnal.mk – Britania e Madhe e cila e dha dozën e parë të vaksinës më 2 dhjetor, pothuajse tre javë para Bashkimit Evropian, po udhëheqë në garën për imunizim të popullit, informon Zhurnal.

Gjermani dhe Franca nga ana tjetër vendosën rekorde javën e kaluar për numrin e të vaksinuarve. Të gjitha këto statistika bazohen deri më 30 prill.

Derisa Mbretëria e bashkuar është larg pjesës tjetër të Europës, vendet tjera kanë shënuar hapërim sa i përket vaksinimit me dy doza të banorëve. Britania e Madhe ka pritur më gjatë nga vendet tjera për dozën e dytë.

Edhe Serbia e Hungaria janë në krye të kësaj liste. Dy vendet morën vaksina nga Rusia dhe Kina, me çka u zgjerua lista e vaksinave. Serbia deri tani ka vaksinuar madje 20,8% të popullatës.

Vendet tjera që kanë vaksinuar rreth 11% ose më pak janë Turqia – 11,9% , Danimarka me 11,7% , Zvicra me 11,1 % , ndërsa Franca, Gjermania, Belgjika, Suedia dhe vendet tjera kanë vaksinuar prej 10% e më pak të popullatës.

Sa i përket vendit tonë, ne gjendemi në vendin e tretë prej kah fundi, më keq se ne janë vetëm Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Maqedonia deri më 30 prill kishte vaksinuar vetëm rreth 60 mijë banorë ndërsa deri sot, kjo shifër mund të ketë arritur deri në 100 mijë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...