Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Maqedonia e Veriut cakton premio të majmë për lojtarët

Fitorja me Gjermaninë në kualifikueset e Botërorit ka shtuar besimin se Maqedonia e Veriut mund të bëjë një surprizë edhe në Europianin e këtij vitit dhe për këtë arsye, në shtetin fqinj nuk po kursehen duke menduar edhe shpërblimet në rast të çdo arritjeje.

Federata Maqedonase e Futbollit ka caktuar një premio të majmë për të gjithë pjesëtarët e aktivitetit në verë, me bonuse të rëndësishme në varësi të rezultateve që arrijnë.

Sipas “Sport1.mk”, për çdo barazim ekipi do të përfitojë një premio prej 300 mijë eurosh, ndërsa shuma do të jetë 600 mijë euro në rast fitoreje gjatë fazës finale të turneut.

Në këtë mënyrë, FFM ka caktuar që rreth 40% e të ardhurave të siguruar nga UEFA si shpërblim për pikët që merren në aktivitet, do t’u shkojë direkt lojtarëve dhe stafit. Nëse skuadra arrin në fazën me eliminim direkt, atëherë këto vlera do të pësojnë një rritje më të ndjeshme.

Raportohet se gjatë eliminatoreve të Europianit nga bonuset e ndryshme që janë caktuar nga Federata Maqedonase, disa nga lojtarët dhe trajneri Angelovski kanë përfituar deri në 125 mijë euro secili.

Këtyre shumave pritet t’u shtohen të tjera nga sponsorë të ndryshëm të Federatës apo jashtë saj, që janë gati të kontribuojnë për të parë Maqedoninë e Veriut të regjistrojë suksese të rëndësishme në aktivitetin e rëndësishëm të kësaj vere.

Postime të ngjashme

Benjamin Kololli vesh fanellën e Real Soceidadit

Zekirija Haxhiu

Marrëveshja mes Interit dhe Lazios për Lazzarin

Zekirija Haxhiu

Përfundon “Euro 2020” për de Jong

Zekirija Haxhiu

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

Zekirija Haxhiu

Gianni De Biasi shumë pranë skuadrës së madhe italiane

Zekirija Haxhiu

Mourinho: Portugalia deri më tani ka luajtur me 10 lojtarë, Bruno Fernandes duhet të duket

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...