Maqedonia e Veriut dëshpërohet fare në fund, Islanda ia mori fitoren nga duart

Maqedonia e Veriut nuk ka arritur të marrë tre pikë të plota në udhëtim te Islanda, në kuadër të Grupit J, të kualifikimeve në Kupën e Botës, pasi barazuan 2-2.

 

Darko Velkovski kaloi maqedonasët në epërsi qysh në minutën e 12-të, me një asistim të Ezgjan Alioskit.

Me këtë gol të vetëm edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Foto: Macedonian Football/Twitter

Në minutën e 54-të, Alioski ndryshoi rolin e tij, duke kaluar nga një asistues, në golashënues, për të dyfishuar epërsinë e Maqedonisë së Veriut.

Por, irlandezët më pas tronditen mysafirët, duke u shënuar dy gola të shpejtë.

Foto: Macedonian Football/Twitter

I pari erdhi përmes Brynjar Ingi Bjarnason në minutën e 78-të, që shënoi për 2-1 nga një asistim i Gudmundsson.

Për t’i barazuar shifrat në 2-2 u përkujdes Andri Gudjohnsen (84’), me Gudmundsson që ishte sërish në rolin e asistuesit.

Në Grupin J, Armenia është liderë me 10 pikë, Gjermania me nëntë, Maqedonia e Veriut me tetë, Rumania me gjashtë, Islanda me katër dhe Lihtenshtajni pa asnjë. 

Related posts

Chelsea i irrituar me bisedimet për Haalandin, kthen vëmendjen kah Lewandowski

Z H

Tri mënyrat se si mund të luajë Man Utd me Cristiano Ronaldon këtë sezon

D V

Arsenal 0-2 Chelsea, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com