Maqedonia e Veriut dhe Kosova e përmirësojnë perspektivën e BE-së me marrëveshje për bashkëpunim

Shkup, 17 shtator – Njëmbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume të nënshkruara në Shkup, në mbledhjen e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duhet ta thellojnë bashkëpunimin i cili, sipas vlerësimit të kryeministrave të të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Albin Kurti, edhe tani është e shkëlqyeshme dhe miqësore.

Marrëveshjet me të cilat u obliguan ministrat nga disa resorë të të dy qeverive, kanë të bëjnë kryesisht me ndërlidhjen infrastrukturore që do ta përmirësojë bashkëpunimin ekonomik dhe komunikimin. Janë nënshkruar edhe programet të cilat përfshijnë bashkëpunim në projekte ndërkufitare me mbështetje të IPA programeve të BE-së, si dhe marrëveshje për bashkëpunim në energjetikë, turizëm. Kulturë dhe avancim të nismave të përbashkëta në inovacione dhe zhvillim teknologjik.

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës në përbërje të plotë dje mori pjesë në mbledhjen e parë tpë përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe u prit me nderimet më të larta ushtarake-shtetërore në platonë para Qeverisë. Në takimin sy-më-sy dhe më pas në konferencën e përbashkët për shtyp, temë dominuese e dy kryeministrave ishte perspektiva evropiane e të dy vendeve dhe tërë Ballkanit Perëndimor, ndërsa në bisedën e tyre u përfshinë edhe tema për nevojat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Sipas krye,ministrit Zaev, për dallim nga largësia e liderëve të të dy vendeve para 10-15 viteve, dialogu tani mundëson ato të jenë më shumë se ndihmë mes veti, posaçërisht në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.

“Besoj se përmes dialogut dhe bisedës së bashku, mund të jemi më shumë se ndihmë sesa në 10-15 vitet e kaluara, kur liderët më larg. Jemi me të vërtetë Ballkani i shekullit 21, një Ballkan që është Evropë dhe besoj se një ditë të gjithë do të jemi anëtarë të BE -së, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me homologun e tij nga Kosova Albin Kurti.

Republika e Maqedonisë së Veriut, theksoi Yaev, është e gatshme t’i ndajë me Republikën e Kosovës të gjitha përvojat e veta nga integrimi ynë në NATO, deri në anëtarësimin e plotë të fqinjit tonë në Aleancë.

Sipas Zaevit, qëndrimet e ndryshme me Kosovën lidhur me nismën “Ballkani i Hapur”, në të cilën krahas vendit janë edhe Shqipëria dhe Serbia, nuk është pengesë për bashkëpunim të shkëlqyer.

“Unë vetëm do të them se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ajo ndërton pikëpamjet e saj dhe ne i respektojmë ato pikëpamje. Si person, unë do të them se jam i njohur për arritjen e marrëveshjeve, siç dëshmohet nga marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës”, tha Zaev.

Në konferencë për shtyp ai theksoi edhe se çdo avancim i marrëdhënieve mes fqinjëve sjellë stabilitet dhe prosperitet për tërë rajonin dhe mu për këtë arsye, tha, “i japim mbështetje të plotë dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, udhëhequr nga BE-ja dhe do të mbështesim zgjidhje e cila është e pranueshme për të dy palët”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vlerësoi si moment historik takimin e parë mes qeverive të të dy vendeve  dhe theksoi se dëshirojnë sa më shumë bashkëpunim dhe realizim të marrëveshjeve në nivel bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa dëshmi për atë, sipas tij, është edhe takimi dhe mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

“Ne jemi të orientuar drejt së ardhmes, për ne e ardhmja është Bashkimi Evropian. Pra BE është lumturia jonë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë. Prandaj, ne do të inkurajojmë të gjithë bashkëpunimin rajonal që synon BE-në”, tha Kurti.

Shtoi se dëshira e përbashkët që ata treguan në këtë takim për ta është një garanci që ajo që nënshkruhet në letër do të realizohet në realitet.

“Kjo gatishmëri e jona dhe serioziteti që ne tregojmë, jam i bindur se të gjitha këto marrëveshje do të realizohen, dhe pastaj të vazhdojmë të realizojmë marrëveshjet e tjera pozitive që u ndaluan. Besoj se deri në fund të mandatit tonë, nuk do të ketë nevojë të flasim për marrëveshje të paplotësuara në fund, por vetëm për arritjet tona të përbashkëta, në secilën nga fushat e këtyre 11 marrëveshjeve që i përmenda më herët,” tha Kurti.

Ministrat e Drejtësisë të Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë në kontakt të rregullt të drejtpërdrejtë dhe ata po bashkëpunojnë edhe për këtë çështje, tha Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve kur dhe nëse Kosova do të dorëzoj Afrim Ismailoviçin dhe Alil Demirin, të cilët janë zë akuzuar në rastin “Monstra”.

“Por ka edhe raste të tjera, të cilat sipas mendimit tim nuk janë sqaruar plotësisht dhe për të cilat ende nuk e kemi të vërtetën e plotë. Së bashku me kryeministrin Zaev biseduam se kemi nevojë, jo vetëm për mbështetje, por edhe ndihmë ndërkombëtare, në mënyrë që të ketë drejtësi për të dy vendet, por edhe për viktimat, në mënyrë që drejtësisë t’i vijë fundi dhe e vërteta të gjendet”, deklaroi Kurti.

Me 11 marrëveshjet dhe memorandumet për bashkëpunim të nënshkruar dje në Shkup, numri i dokumenteve me Kosovën nga 42 u rrit në 53, informoi dje Ministria e Punëve të Jashtme.

Në pakon e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare është kontrolli i përbashkët doganor në vendkalimin hekurudhor Bllacë – Hani i Elezit. Marrëveshja do të mundësojë thjeshtim të rregullimit kufitar të komunikacionit hekurudhor dhe pakësim të kohës së pritjes në vendkalimet kufitare. Do të kontribuojë për përmirësim të ndërlidhjes dhe qarkullim më të shpejtë të njerëzve dhe mallrave mes dy vendeve dhe shërbime më të mira për komunitetin afarist.

Për ndërlidhjen infrastrukturore në rrjedhë është realizimi i projektit për ndërtim të autostradës deri në vendkalimin kufitar Bllacë, ku ka nismë për vendosje të kontrollit të përbashkët, ndërsa në sferën e energjetikës po ndërmerren aktivitete për ndërtimin e gazpërçuesit interkonektiv. Është dakorduar edhe vendosja e vendkalimeve të përbashkëta kufitare, projekt i përbashkët skijimi, ndërlidhje  e Brezovicës dhe Kodrës së Diellit…

Dy vendet tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për evitim të tatimimit të dyfishtë lidhur me tatimin e të ardhurave dhe tatimin e kapitalit. Si dhe për nxitje dhe mbrojtje të ndërsjelltë të investimeve.

Sipas të dhënave që dje i kumtoi Ministria e Financave, këmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës prej fillimit të vitit shënon rritje prej 40,2 për qind dhe nivel të arritur prej mbi 200 milionë eurove.

Related posts

Filipçe: Imuniteti nga vaksina mbron shumë më tepër sesa virusi i tejkaluar

D V

Hoxha në inspektim të njësisë së re rajonale të MBPEU-së në Aerodrom të Shkupit

Z H

BESA zgjedh kryetarin e degës në Likovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More