Maqedoni

Maqedonia e Veriut dhe Kosova shqyrtojnë mundësinë e lëvizjes së qytetarëve pa test PCR

Zhurnal Ads

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Zëvendëskryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës Artan Grubi e Besnik Tahiri kërkuan nga autoritetet shëndetësore të shqyrtojnë kërkesat e për heqjen e PCR testit negativ për qytetarët e të dyja vendeve.

“Përkrahja ime, inkurajimi dhe i kolegut tim është që heqja e testit të bëhet që sot, por duke garantuar edhe shëndetin publik mes qytetarëve, në përputhje me shembullin dhe praktikën mes Shqipërisë dhe Kosovës”, deklaroi Artan Grubi, Zëvendëskryeministër.

“Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral derisa lëvizja jonë me Shqipërinë është e hapur”, u shpreh Besnik Tahiri, Zëvendëskryeministër i Kosovës.

Hapjen e kufijve pa kushte e kanë kërkuar edhe Odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës.

“Apelojmë deri tek Qeveritë e të dy shteteve që të shfuqizojnë vendimin për PCR test negativ të obligueshëm, në koordinim me ministritë dhe komisionet përkatëse në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i bashkëpunimit të pandërprerë rajonal”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Oda e Afarizmit të Kosovës.

Javën e kaluar në takimin mes ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe homologut tij nga Kosova, Armend Zemaj u vendos mbajtja e konferencës së përbashkët rajonale dhe bilaterale me qëllim lehtësimin lëvizjeve kufitare pa kushtin për PCR test negativ. Dyja resorët nuk ndajnë hollësi nga epilogu i konferencës së përbashkët. Kushtin për PCR test negativ ndaj shtetasve të Kosovës, autoritetet në vendin tonë e vendosën në fillim të muajit korrik, ndërsa 1 javë më vonë një kusht i tillë u vendos edhe nga autoritetet Kosovare. Paraditen e sotme një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur nga policia e Kosovës në tentativë për kaluar kufirin me PCR test të rrejshëm.

Postime të ngjashme

Teste të shpejta për coronavirus nga nesër edhe në Shtip, Gostivar, Prilep, Strumicë dhe Kërçovë

XH,I

Pendarovski-Hoti: Pandemia nuk guxon të jetë pengesë për bashkëpunim midis dy shteteve

admin

Koment: Qytetarët po vdesin nga Covid, këngëtarët kërkojnë ahengje dhe dasma

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...