Maqedonia e Veriut dhe vendet nga BP me Dokument për zhvillim të transportit hekurudhor

Beograd, 13 shtator – Ndërtimi I rrjetit modern të digjitalizuar hekurudhor me trena të shpejtë të drejtpërdrejtë të cilët I ndërlidhin qytetet e rajonit, do të kontribuojnë për vendoje të ndërlidhjes më të mirë, transport të sigurt për udhëtime afariste dhe private në Ballkanin Perëndimor dhe mjedis të qëndrueshëm jetësor. Ky është prioriteti themelor në dokumentin Përkushtimi ndaj Hekurudhës që e nënshkruan sot në Beograd ministrant e transportit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, në Samitin e parë hekurudhor për Ballkanin Perëndimor.

 

Siç lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Beogradi, Samiti u mbajt në organizim të Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit transportues, Bankës investuese evropiane (BIE) dhe Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH), ndërsa deklarata në dokumentin për përgatitje për zhvillim të transportit hekurudhor so prioritet kulmor e nënshkroi edhe ministri I Transporti dhe Lidhjeve I Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski.

“Ne jemi në Beograd së bashku me shtetet e tjera të rajonit të tregojmë gatishmëri që bashkarisht t’I qasemi ndërtimit dhe zhvillimit të hekurudhës në rajon. Kur flasim për transportin hekurudhor dhe rrugor, ai nuk përfundon në kufijtë tanë, ai vazhdon dhe prandaj duhet bashkarisht të punojmë me qëllim që t’I përmirësojmë shërbimet, cilësinë, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe mu kjo është një nga parimet më të rëndësishme përse jemi sot këtu dhe përse me vendet e tjera punojmë në përmirësimin e këtij segmenti të transportit. Duhet të vazhdojmë të punojmë me tempo dhe dinamikë akoma më të fuqishme në Korridorin 10 dhe Korridorin 8. Për këtë corridor pres që në fillim të vitit 2022 të kemi ndërhyrje ndërtimore, do të kemi zgjedhur kryxesin I cili do të fillojë me përpunimin e projektit në shumë prej 200 milionë eurove, që do të thotë zhvillim të këtij Aksi lindor të Korridorit 8, e ai është Korridori panevropian he gjithsesi në vazhdim të fazës së tretë drejt kufirit me Bullgarinë”, deklaroi ministri Boçvarski.

Sipas tij, me rëndësi është ajo që “Ballkani po tregon se vendet mund të vazhdojnë të punojnë së bashku, pa bërë askush presion, dhe për këtë shkak vazhdojmë t’I sendërtojmë politikat në transport dhe mjedis jetësor”.

Në Samit, nënkryetarja e BIE për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova deklaroi se “BIE do ta mbështesë implementimin e Planit ekonomik-investues dhe do t’u ofrojë ndihmë partnerëve lokal për qasje drejt fondeve të disponueshme, për çka deri më tani BIE ka investuar mbi 5 miliardë euro në sektorin e transportit”.

“Kjo është mundësi të cilën vendet nga Ballkani Perëndimor nuk guxojnë ta lënë për të investuar në hekurudhat e veta dhe së bashku me BE dhe BIE ne do ta japim mbështetjen në lloj të mjeteve strukturore financiare për zhvillim të hekurudhës dhe forms së qëndrueshme, të gjelbër, të sigurt të transportit në Ballkanin perëndimor”, deklaroi Nandite Parshad, drejtoreshë në BERZH.

Samiti u organizua të koincidojë me ardhjen e trenit Connecting Europe Expres, në kuadër të Vitit evropian të hekurudhës, I cili duke kaluar në 26 vende evropiane udhëton në Beograd, ndërsa sonte pritet të arrijë edhe në Shkup.

Related posts

Ilhan Kyuchyuk: Maqedonia e Veriut, faktor stabiliteti në rajon

D V

Dimovski: ASK-ja ka marrë të gjitha masat e nevojshme për pranimin e sigurt të popullatës civile nga Afganistani

D V

Besimi: Mjetet e FMN-së vlejnë besim në politikat e Qeverisë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com