Agjencia Zhurnal.mk

Startojnë masat parandaluese kundër koronavirusit

Shkup, 27 janar, zhurnal.mk – Masa parandaluese kundër koronavirusit, i cili shkaktoi shqetësim global, prej sot do të zbatohen në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Me kamerë termale do të skenohen udhëtarët e fluturimeve nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë, ku është vatra e virusit. Në aeroport do të aktivizohen edhe ekipe mjekësore, të cilët do të kryejnë kontrolle të udhëtarëve të dyshuar.

Kompetentët pohojnë se nuk ka hapësirë për panik nga koronavirusi në vend, por Komisioni për sëmundje infektuese, megjithatë konkludoi se me rekomandimet e OBSH-së, të ndërmerren masa parandaluese.

“Komisioni për sëmundje infektuese, me rastin e rekomandimeve të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e virusit korona, i cili tashmë epiqendrën e ka në Vuhan konstatoi se nuk ka hapësirë për panik. Ne nuk kemi komunikim të drejtpërdrejtë dhe fluturime të drejtpërdrejta me këtë rajon, kjo do të thotë se njerëzit të cilët eventualisht do të vinin nga atje do të jenë të skanuar disa herë në aeroportet e tjera. Ne do të ndërmarrim masa parandalimi dhe që nesër për fluturime nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me këtë rajon në Kinë, pasagjerët do të skanohen me kamerë termale”, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Potencoi se aeroporti ynë në pajtim me vlerësimet e fundit është vlerësuar me nivelin më të lartë dhe se i kënaq standardet më të larta të detektimit, njohjen e hershme dhe izolimin e hershëm nëse tek pacientët e infektuar potencial gjendet simptoma të tilla.
Duke pasur parasysh që është sezoni i gripit priten edhe shumë rezultate të rreme pozitive dhe ata do të lëshohen për kurim shtëpiak.

Për personat, pacientë potencial, që vijnë nga Kina nga rajoni Vuhan, ndërsa tek të cilët mund të paraqiten simptoma, ministri paralajmëroi se që nesër do të publikohen numri i telefonit në të cilin mund të paraqiten që të munden më tej të orientohen se ku mund të paraqiten në sistemin tonë shëndetësor, që të mos lajmërohen tek mjekët amë dhe në ambulanca me qëllim që nëse ekziston virusi, të mos përhapet. Të gjithë pacientët e tjerë të cilët kanë simptoma të gripit do ta ndjekin procesin normal të mjekut amë drejt Klinikës infektive. Nëse ka nevojë, është përgatitur plan për mjekim, izolim dhe karantin.

Epidemiologët sqarojnë se bëhet fjalë për virus që jep simptoma shumë të ngjashme me gripin. Mund të kalojë me formë të lehtë e të mesme, por edhe me forma të rënda me pasoja me vdekje, zakonisht tek pacientët të cilët janë më të vjetër me imunitet të zvogëluar dhe pacientë të cilët kanë sëmundje kronike. Tash për tash nuk ka vaksinë kundër koronavirusit dhe për këtë rekomandohen masa të parandalimit dhe mbrojtjes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...