Maqedonia e Veriut fiton 1.2 milion euro për mjedisin!

nga I.A

Shkup, 25 tetor – Se mjedisi është prioritet i politikave evropiane dëshmohet lehtë duke parë kujdesin e investimet me shuma të larta në këtë drejtim. Nga këtu kuptohet qartësisht se cili duhet të jetë niveli i kujdesit për mjedisin edhe në secilin vend veç e veç. Komisioni Evropian ka shpallur vendimin për ndarjen e mbi 380 milionë eurove për realizimin e 133 projekteve të reja në mbarë Evropën në kuadër të Programit “Life” për aktivitete që lidhen me mjedisin dhe klimën. Këto fonde përfshijnë mbështetjen për përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese të banimit në vendin tonë. Projekti në Maqedoninë e Veriut është pjesë e përpjekjeve për të harmonizuar objektivat e brendshme të klimës dhe energjisë me ato të BE-së deri në vitin 2030, shkruan Zhurnal.

Investime të larta në fushën e mjedisit nga Komisioni Evropian –

Komisioni Evropian sot ka shpallur vendimin për ndarjen e mbi 380 milionë eurove për realizimin e 133 projekteve të reja në mbarë Evropën në kuadër të Programit “Life” për aktivitete që lidhen me mjedisin dhe klimën. Këto fonde përfshijnë mbështetjen për përmirësimin e efiçencës energjetike të ndërtesave ekzistuese të banimit në vendin tonë.

Shuma prej 380 milionë euro përfaqëson më shumë se gjysmën e totalit të investimeve të nevojshme për realizimin e projekteve, të cilat llogariten në 574 milionë euro. Fondet e mbetura do të sigurohen nga autoritetet kombëtare, rajonale dhe lokale, përmes partneriteteve publiko-private, si dhe nga bizneset dhe organizatat e shoqërisë civile.

Projekti në Maqedoninë e Veriut është pjesë e përpjekjeve për të harmonizuar objektivat e brendshme të klimës dhe energjisë me ato të BE-së deri në vitin 2030. Synimi i tij është krijimi i një sistemi shërbimesh për rinovimin e ndërtesave të banimit, duke u fokusuar në efiçencën e energjisë.

Në kuadër të fazës pilot do të subvencionohen renovimet e 200 shtëpive dhe banesave në Shkup, Kumanovë dhe Koçan, me qëllim të kursimit të energjisë dhe zvogëlimit të emetimit të gazrave të dëmshëm. Për realizimin e projektit janë planifikuar afër 1.20 milionë euro nga BE-ja, nga gjithsej mbi 1.26 milionë euro që nevojiten, me afat 30 shtator 2027. Projekti koordinohet nga Shoqata për banim human “Habitat Macedonia” nga Shkupi.

Mjedisi sikurse shëndetësia e arsimi ka po të njëjtën rëndësi-

Për çështjet shëndetësore e ato arsimore shpesh flitet e diskutohet për mangësitë dhe investimet që duhet bërë, por jo pak flitet edhe për mjedisin por që shihet që nuk është e mjaftueshme ajo që thuhet e bëhet për mjedisin. Mbase, për të funksionuar një shtet normal që është edhe shtet kandidat për anëtarësim në BE çështjet mjedisore nuk duhet t’i trajtojë asnjëherë si çështje dytësore.

Në Maqedoninë e Veriut Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shpesh herë është udhëhequr nga njerëz jo adekuat e aspak kompetent, të cilët as idenë nuk e kishin se sa i rëndësishëm është ambienti e mjedisi për një shëndet fizik por edhe mental. Madje, në ndarjen e kulaçit qeveritar dhe kur partitë partnere në koalicionet qeverisëse këtë Ministri e kishin si “gomë rezervë” sa për ta bërë ndonjë ministër se për të çuar para çështjet e mjedisit reflekton se nuk është menduar e munduar ndonjëherë.

E këto mbase nuk janë komente e vlerësime koti, sepse po të njëjtën e thonë rezultatet e publikuara për nivelin e ndotjes së ajrit duke e radhitur Maqedoninë e Veriut shumë herë si shtetin me ajrin më të ndotur në Evropë. Në shumë qytete shpesh herë janë regjistruar vlera të larta të ndotjes së ajrit, përkatësisht prania e grimcave kancerogjene PM10 , duke arritur dhjetë herë nga niveli i lejuar. E tani më e kemi edhe Parkun Kombëtar të rrethuar me deponi por që nuk po pastrohen sepse sipas ministres së Mjedisit qytetarët i mbushin sërish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More