Maqedonia e Veriut ka rregullativë shumë të mirë për mbrojtje të të dhënave personale, por kyçe është zbatimi i saj

Shkup, 30 shtator – Ligji i ri për mbrojtje të të dhënave personale është në fikus të projektit “Mbështetje në zbatimin e kornizës së modernizuar juridike për mbrojtje të të dhënave personale”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe sistemit nacional për mbrojtje të të dhënave personale në pajtim me standardet e legjislaturës së BE-së, si dhe përmirësimi i punës së Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale. Me Ligjin e ri për mbrojtje të të dhënave personale transponohet Rregullativa e përgjithshme për mbrojtje të të dhënave personale (GDPR) e Bashkimit Evropian.

Projekti u promovua sot në ngjarje në organizim të Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale të Maqedonisë së Veriut, Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale të Kroacisë dhe Fondacionit gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (IRZ). Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan se ligji ynë është një ndër më të mirët në këtë pjesë të Evropës, por megjithatë potencuan se është kyçe zbatimi i tij.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq theksoi se Ligji i ri për mbrojtje të të dhënave personale paraqet hap të rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e privatësisë së të dhënave dhe me atë si vend e mbajmë hapin me botën moderne dhe të zhvilluar, ku kjo mbrojtje e të dhënave është me rëndësi të jashtëzakonshme.

“Jetojmë në një epokë të transformimit digjital ku teknologjitë informatike janë pjesë e përditshmërisë sonë. Me atë edhe vetë mbrojtja e tyre është sfidë si asnjëherë më parë. Ajo që u bë me Ligjin e ri të miratuar në shkurt të vitit të kaluar, është njohja me kohë e trendit të mbrojtjes së të dhënave personale në Evropë dhe mënyrë adekuate me atë vendosje të mbrojtjes së të dhënave personale lartë në agjendën e transponimit të legjislaturës evropiane në atë nacionale”, theksoi ministri i Drejtësisë, Mariçiq.

Ky hap, sipas tij, ishte njohur dhe notuar në Raportin e Komisionit evropian pët vendin në vitin 2020 dhe se ky është motiv për vazhdim të reformës.

“Do të dakordohemi të gjithë se për t’u përshëndetur është që vendi me status të kandidates për anëtarësim në BE ndërmerr hapa për harmonizim të vazhdueshëm të legjislaturës nacionale me atë evropiane, sepse vetë GDPR paraqet standarde më të larta dhe është me veprim obligues”, tha Mariçiq.

Duke e arsyetuar ligjin, ministri theksoi se nëse ka shkelje, u lihet afat kompanitë t’i rregullojnë, ndërkaq sa i përket dënimeve, është biseduar që kjo çështje të shqyrtohet dhe të shihet se si do të funksionojë në praktikë.

“Paraprakisht duhen bërë edhe analiza krahasuese për lartësinë  dënimeve, ndërsa nëse konstatohet nevojë reale e mundshme për adaptim të tyre, sërish do të hapet dialog”, tha Mariçiq.

Minsitri theksoi se për avancim të legjislaturës për mbrojtje të të dhënave personale, Qeveria para dy muajve e miratoi edhe Propozim-ligjin për mbrojtje të personave fizik lidhur me përpunimin e të dhënave personale për qëllime të parandalimit, hetimit, zbulimit apo ndjekjes së veprave penale dhe për kryerje të sanksioneve penale apo më e njohur si Direktiva policore.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim në DEU, Shtefan Hudolin theksoi se Maqedonia e Veriut tregoi se në rrugën e vet drejt anëtarësimit të plotë i respekton të drejtat e njeriut dhe i zbaton të gjitha ligjet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Megjithatë, ai theksoi se vetëm miratimi i Ligjit nuk mjafton dhe se zbatimi i tij është mu fusha në të cilën duhet të punohet.

Drejtori i Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, Imer Aliu theksoi se me legjislaturën e re do t’u rriten kompetencat, por edhe vëllimi i punës që gjithsesi do të kërkojë angazhim të madh.

Në ngjarje marrin pjesë përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni të Veriut, liderë të projektit nga Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania, si dhe ekspertë nga trupat adekuatë për mbrojtjen e të dhënave personale nga vende të treta dhe do të prezantohen qëllimet e projektit, dedikimi konkret i projektit, rezultatet që duhet të arrihen dhe aktivitetet që do të zbatohen. 

Related posts

Takimi Xhaferi – Savada: Largësia gjeografike nuk është pengesë për bashkëpunim më të afërt

Z H

Regjistrohen 472 raste pozitive me Kovid-19 nga 3.431 testime, gjithsej 14 të vdekur dhe 498 pacientë të shëruar

D V

Beteja për raundin e dytë të zgjedhjeve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More