Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut lider për mos punësimin e të rinjëve

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut është në maje të listës me vendet në Europë ku të rinjtë të moshës 20-34 vite nuk janë të punësuar, e as që janë pjesë e ndonjë procesi arsimor apo praksë për punësim.

Këto janë të dhënat nga Eurostat për vitin 2018të. Në maje të listës janë edhe dy vende të tjera të Ballkanit, Serbia e Mali i Zi, përcjellë Zhurnal.

Në Maqedoni të Veriut kjo kategori përfshinë madje 36,3 përqind nga popullata e re, që është më tepër se dyfish nga mesatarja e Unionit Europian (16,5%). Në Maqedoni të Veriut para zgjedhjeve më së shumti u promovua projekti “garanca e të rinjëve” me të cilën u premtua se çdo të riut që do të diplomojë, nga Qeveria dhe Agjencioni për Punësim do të ketë ofertë për punë.

Eurostat është agjenci për të dhëna statistikore për vendet anëtare të BE-së, por njëherit bënë hetime edhe për vendet të cilat janë kandidate për anëtarësim apo kanë bisedime me BE-në, sikurse Turqia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...