Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online

nga Xh M

Tregtia elektronike ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën se si njerëzit blejnë në të gjithë botë. Një raport i revistës Ceoworld për vitin 2025 bën vlerësimin për qasjen që kanë qytetarët e vendeve të ndryshme me blerjet nga distanca, raporton Euronews.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë me 47.5% të shpenzimeve me pakicë që kryhen në internet, të ndjekura nga Kina, Japonia, India, Hong Kongu dhe Singapori.

Shqipëria renditet në vendin e 110-të, me rreth 26% blerje online nga vendasit.

Ndër vendet fqinje, shteti i cili raporton blerjet më të mëdha online është Mali i Zi, që renditet në vendin e 66-të me 36% blerje online, ndërsa më tej vijnë Bosnje Hercegovina dhe Serbia me përkatësisht 35%. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut mban vendin e 80-të me 31% të popullsisë që blen online.

Raporti rendit shtetet, bazuar në faktorë të ndryshëm, duke përfshirë kohën që individët kalojnë në internet çdo javë, përqindjen e njerëzve që blejnë në internet çdo muaj dhe pjesën mesatare të të ardhurave të shpenzuara në internet. Aktualisht, ka 2.64 miliardë blerës online në nivel global, që përbën mbi 33% të popullsisë së botës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More