Maqedonia e Veriut me barrën më të vogël burokratike për kompanitë, tregon raporti për Indeksin e burokracisë

Shkup, 8 tetor – Një kompanie në vend i nevojiten 146 orë që të jetë në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore. Hulumtimi për indeksin e burokracisë tregon se Maqedonia e Veriut nga të gjitha vendet e përfshira ka barrë më të vogël burokratike sa i përket procedurave dhe numrit të orëve të cilat iu nevojiten kompanive që t’i kryejnë të gjitha obligimet e tyre drejtë shtetit.

Sa i përket shërbimeve elektronike, Maqedonia e Veriut, siç ishte theksuar sot, është para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Sistemi për pagesë të pagave është tërësisht në formë elektronike dhe kompanitë nuk kanë problem edhe në kushte të pandemisë, domethënë nuk rritet bara. Këtë do ta theksoja si anë të mirë”, deklaroi Nikica Mojsovska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e “Maqedonia2025”, organizatë e cila e prezantoi raportin në Shkup.

Dobësitë kryesisht janë në ato sfera ku rregullativa ligjore ende nuk është harmonizuar me Bashkimin Evropian ose është në proces të harmonizimit. Detyrime me të cilat fillimisht do të përballen kompanitë janë menaxhimi me mbeturinat dhe mbrojtja e të dhënave personale.

“Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale i miratuar në vitin 2020, i cili filloi të zbatohet në vitin 2021 dhe me të cilin vendosen detyrimet për kompanitë, si dhe dy-tri ndryshime ligjore, konsiderojmë se do ta rrisin barrën e indeksit në vitin 2021. Domethënë, deri në fund të këtij viti ato do të përfaqësonin barë të rritur”, tha Mojsovska – Bllazhevski.

Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi, në periudhë prej një viti janë bërë hapa të rëndësishëm para për lehtësimin e procedurave burokratike, por mund të bëhet edhe më shumë.

“Dhe jo vetëm që mundemi, por ne e bëjmë këtë. Në këtë mesperiudhë prej një viti janë ndërmarrë hapa serioz në drejtim të administratës më efikase dhe më efektive dhe uljen e procedurave burokratike. Këtë e bëjmë edhe në nivel operativ dhe strategjik”, deklaroi Bytyqi para fillimit të prezantimit të sotëm të Indeksit të Burokracisë.

Theksoi se koha mesatare për marrjen e ndihmës shtetërore për investime është ulur në dy muaj për dallim prej para një viti kur ishte pritur prej 8 deri 12 muaj, ndërsa paralajmëroi se do të vendoset edhe asistent digjital për ndihmë shtetërore me çka vendi do të jetë i pari në Evropën Juglindore i cili e ka sjellë.

Pjesa më e madhe e rekomandimeve në Raport, siç vlerësoi, tashmë janë detektuar nga ana e Qeverisë dhe punohet në to.

Related posts

Ivanov: Demokracia nuk mund të importohet, ajo vjen nga populli

D V

Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Z H

Hapet ekspozita e parë arkivore e MPJ-së “30 vjet pavarësi – retrospektivë e politikës së jashtme”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More