Maqedonia e Veriut me rënien më të madhe të investimeve të huaja në rajon

Shkup, 2 korrik – Investimet e huaja në Maqedoni gjatë vitit 2020 janë ulur për 38% në krahasim me vitin 2019. Kjo është pothuajse tre herë më tepër se rënia mesatare në rajon gjatë kohës së pandemisë, transmeton Zhurnal nga Radio Europa e Lirë.

 

Maqedonia ka rënie më të madhe të investimeve të huaja në rajon në vitin pandemik 2020, tregojnë të dhënat të publikuara nga konferenca për tregëti dhe zhvillim nga KB. Investimet e huaja në rajon në vitin 2020 janë ulur për 14 përqind në krahasim me vitin 2019, në Maqedoni, rënia është tre herë më e madhe. Vetëm Mali i Zi ka arritur të rritë investimet e huaja në pandemi.

Më së shumti investime vitin e kaluar kanë hyrë në Serbi – 3,4 miliard dollarë amerikan, që është ulje për 1/5 në krahasim me vitin 2019, më pas në Shqipëri me 1,1 miliard dollarë, që është ulje për 14%. Mali i Zi ka 529 milion dollarë, që është 27% më tepër se në vitin 2019. Rënie në Bosnje e Hercegovinë ka patur 7% dhe e kanë përfunduar vitin me vetëm 371 milion dollarë ndërsa Maqedonia e Veriut ka patur vetëm 224 milion dollarë investime të huaja, që është rënie prej 38%.

Analisti politik Arben Halili, i cili ishte dhe drejtor i zonës zhvillimore industriale teknologjike në TEtovë, thotë se është normale të ketë rënie të investimeve të huaja përshkak pandemisë dhe kjo ka ndodhur në gjithë botën, por brengosëse janë shifrat e Maqedonisë.

“Stabiliteti politik është dhe gjithnjë do të jetë faktor kyç për tërheqje të investimeve të huaja. Nuk është diçka që duhet të injorohet problemi me Bullgarinë, diçka që ishte problem edhe në të kaluarën me Greqinë dhe gjithsesi se kjo për fat të keq, si faktor politik, në këtë fotografi ekonomike tek investuesit e tjerë potencial ndikon dhe gjithsesi se duhet të meret parasysh”, ka deklaruar ARben Halili.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE kritikojnë se niveli i lartë i rënies së investimeve të huaja është përshkak paaftësisë së Qeverisë.//Zhurnal.mk

Related posts

Çmimi i bukës në disa nga furrat private shtrenjtohet për 5 denarë

D V

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë përgatiti Ligjin e ri për ndërtime pa leje

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com