Maqedonia e Veriut në listën gri tatimore në BE për shkak të zonave zhvillimore teknologjike-industriale

Bruksel, 6 tetor – Bashkimi Evropian e vendosi Maqedoninë e Veriut në “listën gri” për shkak të plotësimit të pamjaftueshëm të kritereve tatimore, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

 

Këshilli i BE-së dje e ka vendosur Maqedoninë e Veriut në listën gri të vendeve të cilat kanë regjime potencialisht të dëmshme tatimore. Në rastin me Maqedoninë e Veriut, siç sqarojnë në Bruksel, kjo ka të bëjë në zonat teknologjike-zhvillimore industriale.

Vendimi BE-së bazohet në analizat e Organizatës për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim, të cilën  paraprakisht i ka vendosur këto zona në kategori problematike, duke theksuar se ato përmbajnë cilësi potencialisht të dëmshme.

Me këtë, Maqedonia e Veriut gjendet në listën e vendeve të cilat i plotësojnë të gjitha standardet tatimore ndërkobëtare, por të cilat janë angazhuar që t’i miratojnë ndryshimet e nevojshme për t’u harmonizuar  me kriteret e kërkuara në nivelin ndërkombëtar.

Lista e vendeve dhe territoreve të cilat nuk i plotësojnë standardet tatimore azhurnohen dy herë në vit në BE.

Related posts

Sonte në aeroportin e Shkupit do të arrijë grupi i parë i refugjatëve nga Afganistani

D V

Blerim Bexheti shpalli fitoren në Saraj

D V

Në vend të karantinës, edhe katër banorë të Gostivarit kanë ikur përmes kufirit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More