Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut në NATO e rritë sigurinë politike! (VIDEO)

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal, dhe Oti-Group.org

Shkup, 3 prill – Republika e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është bërë anëtare e Aleancës më të madhe ushtarake e politike, siç është NATO. Maqedonia e Veriut bëhet vendi i 30-të anëtar i NATO-s, me të drejtë vote dhe vendimi. Para selisë së NATO-s në Bruksel u vendos shtiza dhe u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut, i cili do të qëndrojë i barabartë bashkë me 29 flamujt e tjerë të anëtareve të Aleancës. Flamuri i Maqedonisë u ngrit edhe para selisë së Komandës kryesore në Medhe në komandën e NATO-s në Norfolk, ShBA, duke shënuar pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Anëtarësimi në NATO është  siguri dhe sovranitet

Me anëtarësimin e saj në NATO, Maqedonisë së Veriut njëkohësisht i rritet edhe siguria në të gjitha aspektet. Integrimi në NATO do të thotë kufinj të fuqishëm shtetëror, siguri dhe stabilitet për qytetarët e saj he për gjeneratat e ardhshme.

Aleanca e NATO-s do të thotë mbrojtje më e mirë nëpërmjet konceptit të resurseve të bashkuara ndërmjet aleatëve, të cilat kushtojnë më pak, e janë shumë më mobile.

Nëpërmjet pjesëmarrjes së ARMV-së në operacionet të ndryshme mundësohet kontrolli praktik i trajnimit të njësiteve, si dhe kontroll të shkallës së aftësisë operative të çdo individi për pjesëmarrje në intervenime. Leksionet e mësuara paraqesin përvojë të madhe në planifikimin e ARM-së.

Me Ligjin e miratuar të mbrojtjes, Republika e Maqedonisë së Veriut do të kalojë nga mbrojtja individuale, në sistemin e mbrojtjes kolektive, që është edhe përfitimi më i madh i dukshëm nga anëtarësimi në Aleancë.

Me Ligjin e mbrojtjes plotësisht është rregulluar se si do të zbatohet neni pesë nga Marrëveshja Veriatlantike, i njohur si “të gjithë për një, një për të gjithë”, nen që i detyron anëtarët e Aleancës që të mbrojnë njëri-tjetrin dhe e garanton frymën e solidaritetit dhe mbrojtjes kolektive.

Ai është nen që për një shtet si Maqedonia e Veriut, relativisht i vogël, në rrethana komplekse rajonale, globale, e jep mundësinë që të qytetarët e saj të ndjehen më të mbrojtur, më të sigurt, pasi sulmi i një anëtari, rreziku ndaj një anëtareje, është sulm dhe rrezik për të gjithë.

Për këtë arsye anëtarësimi në NATO është sukses, siguri dhe sovranitet i shtetit.

Siguria reflekton në çdo sektorë

Me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut futet në aleancë e cila funksionon sipas rregulloreve dhe rregullave. Me plotësimin e detyrimeve të vendit krijojmë shtet funksional në të cilin sundojnë rendi dhe ligji dhe ku institucionet janë në shërbim të qytetarëve- të hapura dhe llogaridhënëse.

Tejkalimi i kontesteve ndërshtetërore dhe siguria e lartë e kufijve shpie drejt avancimit të konkurrencës dhe atraksionit të vendit për bizneset e jashtme. Kjo u konfirmua me anë të shembujve të vendeve të cilët viteve të fundit u integruan në NATO.

Maqedonia e Veriut si anëtare e barabartë në aleancën më të madhe dhe më të fuqishme në botë do të thotë të qëndrojmë në hartën e vendeve të sigurta qoftë në rrafshin politik, pa u rrezikuar nga askush, por edhe në rrafshin ekonomik, si destinacion i sigurtë për investitorët.

Njëkohësisht me vet hyrjen  në Aleancë hapen edhe kufijtë për bizneset vendase, e kjo do të thotë rritje ekonomike që do të reflektohet edhe në standardin jetësor të qytetarëve të Maqedonisë.

Si rezultat i një sigurie politike, ku qeveriset më mirë dhe më drejtë, kur luftohet korrupsioni e dukuritë negative, mundësohet që të ketë ndikim pozitiv mbi zhvillimin e infrastrukturës, e që nënkuptojnë rrugë të reja, hekurudha, sisteme të komunikimit dhe energjetikës

Si meritë e sigurisë politike do të  ketë impuls pozitiv edhe në industria informatike dhe telekomunikimeve, si sektorë kyç në funskionimin e NATO-s. Arsimi do të duhet të pësojë reforma dhe ndryshime konform standardeve të vendeve anëtare të NATO-s. Me anë të një arsimimi të mirëfilltë do të krijohet kuadër i cili kërkohet për të marrë pjesë në sistemin më bashkëkohorë mbrojtës në botë, e që NATO i kushton rëndësi jetike.

Qëllimi i NATO-s nuk është provokimi i luftës

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do t’i kontribuojë stabilitetit në rajon dhe paqes ndërkombëtare, por edhe prosperitetit ekonomik të Maqedonisë së Veriut.

Duke qëndruar së bashku sigurohet paqe, ndërsa qëllimi i NATO-s nuk është provokimi i luftës, por parandalimi i konfliktit, parandalimi i luftës dhe duke vepruar kështu krijohet stabilitet dhe paqe që janë thelbësore për prosperitetin ekonomik.

Vendet tjera anëtare të Aleancës presin që aleati i ri të vazhdojë me reformat në sektorët e mbrojtjes dhe të sigurisë. Një qasje e tillë është e mirë për Maqedoninë e Veriut dhe e mirë për të gjithë, ndërsa rritet edhe profesionalizmi i ushtarëve nga Maqedonia e Veriut të cilët marrin pjesë në operacione të ndryshme.

Procedura zyrtare për anëtarësimin në NATO u mbyll zyrtarisht më 27 mars pas depozitimit të instrumentit të pranimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut nga Departamenti i Shtetit i SHBA në Uashington, pasi aleatët e NATO-s më herët e nënshkruan Protokollin e pranimit të Maqedonisë së Veriut në shkurt 2019, pasi 29 parlamentet kombëtare votuan për të ratifikuar anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!