Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut në NATO nënkupton më shumë investime të huaja dhe mirëqenie ekonomike (VIDEO)

Shkup, 14 prill – Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nuk është vetëm një dobi për sigurinë e saj territoriale dhe të sovranitetit por është edhe një stabilitet që gjeneron mirëqenie më të mirë ekonomike, investime të huaja direkte, rritje të vendeve të punës dhe shumë përfitime tjera që ndjehen direkt nga qytetarët e një vendi.

Pas antërësimit në NATO, të gjitha shtet kishin rritje ekonomike

Është dëshmuar deri më tani se të gjitha shtetet të cilat janë anëtarësuar në NATO kanë pasur një fluks të madh të investimeve të huaja.

Duke u bazuar nga të dhënat e zyrtare nga Banka Popullore, Enti Shtetëror për Statistikë(ESHS), Banka Botërore dhe EUROSTAT, gjithë të dhënat e organizatave ndërkombëtare relevante dhe institucioneve shtetërore tregojnë se antarësimi në NATO ka ndikim pozitiv mbi tërheqjen e investimeve e huaja direkte në vend.

Analizat tregojnë se të gjithë 12 shtetet, që u anëtarësuan në NATO pas rënies së murit të Berlinit, shënuan rritje të investimeve të huaja. Kjo shpjegohet me faktin se prosperiteti ekonomik është ngushtë i ndërlidhur me stabilitetin si garanci, si dhe përmirësimin e pozitës ndërkombëtare të shteteve.

Me përjashtim të Kroacisë, të gjitha anëtaret e reja tregojnë rritje të përqindjes së investimeve të huaja në Prodhimin e Brendshëm Bruto . Në Shqipëri është shënuar rritje prej 3.72 në 9,12 për qind, në Bullgari prej 3,36 për qind në 12,06 për qind , ndërsa në Hungari prej 6,23 në 9,88 për qind. Madje në Estoni, që ka realizuar edhe reforma të fuqishme ekonomike, monetare politike, si dhe sundimin e së drejtës, janë rritur investimet e huaja nga 775 milion euro në vitin 2004, në 2 miliardë euro në vitin 2006, ndërsa në Bullgari investimet janë rritur prej 7.5 miliardë euro në vitin 2004, në 11.5 miliardë në vitin 2005.

Efektet pozitive hasen që në fazën qasëse, kur vendet fitojnë ftesë për antarësim në NATO. Për shembull, sipas të dhënave të Bankës Botërore, në Shqipëri (e cila u bë antare e NATO-s në vitin 2009) në periudhën prej vitit 2007 deri në 2009, investimet e huaja direkte janë rritur prej 205%. Në vitin 2007 IHD kanë llogaritur 28 milionë USD, në 2009 kanë llogaritur 1.34 miliardë USD, përderisa në vitin 2018 në Shqipëri IHD kanë llogaritur 1.21 miliardë USD.

Mali i Zi u bë antare e NATO-s në vitin 2017, dhe për vetëm një vit investimet e huaja janë rritur për 247% . Në vitin 2016 IHD kanë llogaritur  226.67 milionë USD, kurse  në vitin 2017 ato kishin arritur në 560.29 milionë USD.

Nëse e shikojmë në aspektin e pagave, rroga minimale mujore në Shqipëri nga 75 euro në vitin 2004 është rritur në 212 euro në vitin 2019, kurse në Mal të Zi nga 288 euro në 2017 është rritur në 331.33 euro në vitin 2019. Kjo nënkupton se promovimi i efektit të NATO-s është legjitim dhe pozitiv, sepse i njëjti notohet edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare relevante.

Rritje e investimeve të huaja në Maqedoninë e Veriut

Por çfarë janë investimet e huaja direkte (IHD)! Sipas Bankës Botërore, Investimet e Huaja Direkte (IHD) kanë të bëjnë me rrjedhjen e kapitalit të investimeve direkte në ekonominë e një vendi tjetër.

Investimet direkte janë kategori e investimeve jashtë kufijve lidhur me rezidentë në një ekonomi, me kontrollim ose shkallë të konsiderueshme të ndikimit mbi menaxhimin me sipërmarrësi me seli në ekonomi tjetër. 

Investimet direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2018 dhe 2019 së bashku llogarisin 745.37 milionë euro, që domethënë se ka rritje për 4 herë më shumë në krahasim me vitin 2017.

Pra, është evident ndikimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe protokolit qasës për antarësim në NATO mbi ekonominë dhe investimet e huaja.

Shikuar retrospektivisht, viti i fundit i cili ka për disa përqindje parametra më të larta është viti 2011. Pas periudhës prej 7 vitesh, është evidente se treguesit për 2018 tregojnë përparim serioz.

Nga viti 2006 deri në vitin 2017, investimet ekzistuese janë në rrënie drastike në vendin tonë. Përkatësisht, këto investime periudhën e tyre më të keqe e shënojnë në vitin 2009, 2014, 2016 dhe vitin 2017. Duke pasur parasysh se kriza ekonomike botërore ndodhi në vitin 2008, për trendin negativ i cili haset në vitin 2009  mund të fajësojmë ndikimin e krizës ekonomike mbi ekonominë botërore, përfshirë edhe tonën. Mirëpo, në vitin 2018, investimet ekzistuese në vendin tonë hasin rritje për 12.71 % pikë, ndërsa të dhënat për vitin 2019 nuk janë akoma në dispozicion.

Nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2019, edhe investorët vendas edhe ata të huaj aq më shumë po reinvestojnë mjetet e tyre në vendin tonë.  Ky është tregues i fuqishëm se Maqedonia e Veriut është vend i sigurtë për investim.

“Efekti NATO” është pozitiv edhe kur ballafaqohemi me virusin COVID 19

Efektet e anëtarësimit në suaza afatgjate janë shumë pozitive, për shkak se investitorët e huaj potencial e kuptojnë se shteti bëhet më i sigurt dhe më ligjor , sistemi ekonomik më stabil dhe më i hapur dhe i volitshëm për investime direkte të huaja.

“Efekti NATO” tregon se nga viti 2016 janë 26 shtete anëtare që kanë përfituar efekte të shumta afatshkurtra dhe afatgjate siç janë rritje e PBB-së për një herë e gjysmë , rritje për tre herë e investimeve të huaja, ulje për tre herë e papunësisë , rritja e jetëgjatësisë së pritshme si dhe përmirësimin e integrimit rajonal.

Nuk ka dilemë se anëtarësimi në NATO do të ndikojë pozitivisht në vendimet e investitorëve të huaj që të investojnë në Maqedoninë e Veriut, por efekti do të jetë edhe më i madh nëse si shtet i kryejmë detyrat e shtëpisë.

Bashkë me anëtarësimin, Maqedonia e Veriut si anëtare e re e NATO-s do të duhet të punojë edhe më shumë në modernizimin e rrjetit rrugor dhe të hekurudhës për transport. Duhet të punohet në drejtim të furnimzimit me gaz pasi kompanitë do të fitojnë energjens të lirë, ndërsa  duhet të punohet në tejkalimin e problemeve me fuqinë punëtore.

Edhe pse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO ndodhi në kohën kur bota po ballafaqohet me virusin e padukshëm vdekjeprurës dhe efektet pozitive ekonomike do të goditen si rezultat i kësaj krize botërore, megjithatë vetë anëtarësimi është shumë i rëndësishëm. Maqedonia e Veriut tani është pjesë e pakos që NATO ofron për ndihmë të shteteve anëtare të saj qoftë në aspektin shëndetësor, logjistik, ekonomik dhe të sigurisë. Maqedonia e Veriut mbetet edhe më shumë e sigurtë dhe e mbrojtur nga çfarëdo sulmi që mund të kërcënojë vendin.

Maqedonia e Veriut në NATO nënkupton më shumë investime të huaja dhe mirëqenie ekonomike

Maqedonia e Veriut në NATO nënkupton më shumë investime të huaja dhe mirëqenie ekonomike

Posted by ZHURNAL.MK on Sunday, April 19, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...