Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut pret datë këtë vjeshtë, asnjë vend s’ka qenë kundër negociatave

Shkup, 20 qershor – Zhurnal.mk – Këtë vjeshtë Maqedonia e Veriut pret datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërsa vetë negociatat do të fillonin deri në fund të vitit. Vendi, siç deklaroi dje kryeministri Zoran Zaev ka marrë garanci me shkrim për datën për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa për këtë janë marrë vesh të gjitha vendet dhe nëse disa nga ta kanë pasur vërejtje në lidhje me aspekte të caktuara të reformave të zbatuara nga ana e Maqedonisë së Veriut, megjithatë asnjë vend anëtar nuk ishte kundër.

Se asnjë vend anëtar nuk ka qenë kundër dje konfirmoi edhe presidenca rumune e Unionit, e cila reagoi për spekulimet se shtatë vende anëtare pardje në Këshillin për punë të përgjithshme ishin “kundër” negociatave me Maqedoninë e Veriut. Informacionet janë hedhë poshtë edhe në ueb sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Luksemburgut.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë dhe kryesuar në mbledhjen e pardjeshme në Luksemburg, Xhorxhe Çamba në një deklaratë me shkrim për MIA-n, përkujton se kompromisi i arritur pardje që të shtyhet data për fillimin e negociatave është rezultat i koncensusit mes vendeve anëtare, siç parasheh praktika në Këshill.

Sipas burimeve nga Qeveria, asnjë vend nuk ka shprehur dyshim se RMV i ka përmbushur të gjitha detyrat. Holanda ka shprehur pritshmëri që të sillet ligji për Prokurorinë Publike, por pa qëndrim negativ dhe në pajtim për fillimin e negociatave këtë vit. Më së shumti për ne “kanë luftuar” Greqia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Luksemburgu, Hungaria, Rumania, Malta, shtetet baltike dhe Hani. Bullgaria ishte përfundimisht pozitive, Franca e përmbajtur me kërkesë për kohë më të gjatë për vendim për të dyja shtetet – Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Besim se BE-ja do ta humb kredibilitetin nëse nuk jep datë këtë vjeshtë shprehin autoritetet në vend, por edhe ekspertët evropianë, të cilët, pohojnë, se Maqedonia e Veriut është “viktimë” e ndodhive të brendshme politike në Union. Ndërsa kryesuesi i OSBE-së dhe shef i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak dje nga Shkupi me porosi se data është anuluar për shkak të shtyrjes së procedurës për raportin e KE-së në Bundestag. Vendet anëtare, thotë ai, nuk kanë pasur problem me ne, kanë pasur problem me Shqipërinë.

“Në Këshillin ministror me shkrim morëm garanci formale juridike se jo më vonë se në tetor do të marrim datë për fillimin e negociatave. Nuk ka mundësi të merret vendim i tillë pa u pajtuar të gjitha vendet, gjë që do të thotë se ka vendim konsensual, tha dje kryeministri Zoran Zaev.

Shtoi se e kupton se ka pasur zgjedhje për Parlamentin evropian dhe se secilit Parlament i duhet kohë adekuate për parashtrimin e materialeve që t’i shqyrtojnë dhe të marrin vendim. Ai shprehu bindje se këtë do ta konfirmojë edhe Këshilli i Evropës dhe se në tetor do të marrim datë.

“Pritjet tona janë që deri në dhjetor të hapen kapitujt dhe të fillojnë negociatat me BE-në. Garanci më të mirë për ne do të ishte nëse data ndodhte në qershor, por konkluzioni i tillë garanton se kjo do të ndodh në tetor dhe besoj se kjo është porosi për të gjithë ne që seriozisht të punojmë dhe të vazhdojmë me reformat për avancimin e përformansave të përgjithshme të vendit tonë”, tha Zaev.

Ndërsa kryesuesi i OSBE-së dhhe shef i diplomacisë sllovake dje në konfeerncën e përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov theksoi se asnjë vend për ne nuk ka thënë “jo”, ndërsa vendimi nuk është sjellë për shkak të procedurës së brendshme në Gjermani.

“Nuk kishte asnjë vend anëtar i cili tha “jo” për Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare kishin probleme me Shqipërinë dhe kjo është dilema me të cilën duhet të mendojmë dhe të ballafaqohemi me të. Ka një rezolutë nga Parlamenti holandez, e cila thotë se ato janë kundër ftesës për Shqipërinë dhe mendoj se në këtë periudhë deri në tetor duhet të shfrytëzohet nga ana e Qeverisë në Tiranë të ballafaqohet me brengën e tillë e cila ekziston në vendet anëtare në lidhje me të. Ata thanë se kjo nuk është koha për zgjerim, duhet të fokusohemi te Bregziti dhe te konsolidimi, por pikëpamja mbisunduese është se vendi juaj ka bërë gjëra të shkëlqyera me Marrëveshjen e Prespës dhe ka përfunduar punë të shkëlqyera me reformat dhe tani është përgjegjësi e jona ta përfundojmë pjesën tonë të detyrës vendore dhe t’u dërgojmë ftesë. Pres të materializohet deri në tetor”, tha Lajçak.

Lajçak në intervistën të cilën e dha dje për MIA-n në pyetjen se a është korrekte që vendi jonë të lidhet me ndonjë vend tjetër pas përpjekjeve të bëra për zgjidhjen e kontesteve bilaterale dhe reformat e zbatuara deri më tani tha se lëvizja më tutje në grup ose tandem me vend tjetër është mirë dhe produktive, por duhet të sundojë parimi i meritave individuale.

Ministri Dimitrov theksoi se nuk mund të jemi të kënaqur pa ardhur vendimi në tetor dhe shtoi se është me rëndësi të madhe që BE-ja të tregojë se është serioze në lidhje me perspektivën evropiane të rajonit, e cila është e rrethuar me vende anëtare.

Ndërsa ekspertë evropianë për zgjerim në BE për MIA-n paralajmërojnë se ky “gabim strategjik” nuk mund të përsëritet në tetor.

Maqedonia është “viktimë” e politikës së brendshme të Bashkimit Evropian, vlerëson Roza Baluf nga Fondi gjerman i Marshalit (GMF) dhe thotë se faji është në anën e BE-së në këtë rast, por edhe se nuk beson se BE-ja do të rrezikojë në tetor ta humb tërë besueshmërinë e saj pikërisht në rajonin në të cilin është më i popullarizuar.

“Nëse BE-ja nuk i hap negociata me Maqedoninë, ky do të jetë gabim i madh strategjik. Për fat të keq, çështja u bllokua në politikën evropiane. Dua t’i them popullit të Maqedonisë se duhet të jen të kujdesshëm dhe të durueshëm dhe se gjërat mund të ndryshojnë”, thotë Balfour për MIA-n.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Tobi Vogel ish -gazetarë dhe vëzhgues shumëvjeçar i marrëdhënieve BE-Ballkan.

“Sado që të jem i gatshëm ta kritikoj Qeverinë e Maqedonisë, sinqerisht, faji në këtë rast është vetëm i Bashkimit Evropian dhe veçanërisht i Francës, Gjermanisë dhe Holandës. Pavarësisht nëse diplomacia e Maqedonisë ka qenë ose nuk ka qenë efektive, BE-ja u angazhua të marrë vendim dhe nuk e bëri këtë, nuk e realizoi premtimin”, komenton Vogel.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...