Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi hyjnë në BE në vitin 2025!

Shkup, 20 janar, Zhurnal.mk – Negociatat me BE-në do të jenë një proces që zgjat me vite madje edhe dekada nëse do të merret për shembull rasti i Turqisë, e cila i ka filluar negociatat që në vitin 2005. Turiq nuk ka mundur të gjejë gjuhë të përbashkët me BE-në për shumë çështje siç është rasti i statusit të Qipros veriore e cila është nën ndikimin turk, çështjen e të drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes etj.

Megjithatë,një problem i tillë nuk është shumë i shfaqur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi që BE ka investuar me kohë që këto probleme të mënjanohen gradualisht, duke i bërë më të lehta negociatat.

Sipas gjitha gjasave, nëse vendimi është 100 përqind pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, shumë vende të BE-së kërkojnë që bisedimet të fillojnë në pako për të dy vendet, atëherë sipas gjitha parashikimeve këto negociata mund të zgjasin minimum 6 vite. Kjo përputhet edhe me paralajmërimet e shumë funksionarëve në BE se nuk do të ketë valë të zgjerimit para vitit 2025.

Deri në këtë vit pritet të zgjidhen edhe çështjet më të nxehta të rajonit siç është çështja e Kosovës dhe siguria se Bosnjë e Hercegovina nuk do të lëvizë nga kufijtë aktual.

Me këtë mënyrë, BE dëshiron që aktorët kyç të Ballkanit t’i pranojë në gjirin e saj përnjëherë edhe atë gjatë vitit 2025, nëse gjithçka shkon sipas pritshmërive të Brukselit zyrtar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...