Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Sipas raportit të Indeksit Global të Inovacionit për vitin 2020, Republika e Maqedonisë të Veriut u ngjit për dy vende më lart krahasuar me vitin e kaluar, pra 27 vende krahasuar me vitin 2018 në listën e vendeve që investojnë në inovacion dhe strukturë inovacioni, duke rezultuar në progres ekonomik.
Raporti i IGI-së rendit 130 shtete në botë për sa i përket performancës inovative me 80 parametra të ndryshëm.
Maqedonia e Veriut është në vendin e 57-të, që është përparim i dukshëm dhe është për shkak të investimeve në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme nga Qeveria dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në tre vitet e fundit.
Lidhur me rekomandimet, thuhet se vendi duhet të investojë më shumë në arsim, të përmirësojë sistemin arsimor, si dhe të rrisë bashkëpunimin në mes sektorit të biznesit dhe komunitetit akademik, i cili vlerësohet në nivel shumë të ulët. Për më tepër, raporti tregon nevojën për investime më të mëdha në burime njerëzore dhe hulumtime, në të cilat pritet angazhimi i shtuar i qeverisë, ndërsa për të cilat FIZHT-ja tashmë po zhvillon instrumente të veçantë dhe programe mbështetëse.
Këtë vit, Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të madh në drejtim të nivelit të rritur të investimeve në inovacion nga institucionet vendase ku renditet në vendin e 46-të, që është gjashtë vende më e lartë se vitin e kaluar, dhe veçanërisht në krahasim me vitin 2018 kur ishte në vendin e 71-të. Për sa i përket rezultateve të arritura nga inovacionet, vendi mbajti vendin e 63-të, si në vitin 2019, pra 30 vende më lart se renditja në vitin 2018.
Krahasuar me ekonomitë e tjera në Evropë, nga grupi i 37 vendeve me të ardhura të mesme-larta, vendi këtë vit ka rezultate mbi mesataren në katër nga shtatë shtyllat e Indeksit Global të Inovacionit, të cilat i referohen institucioneve, infrastrukturës, njohurive dhe rezultateve teknologjike dhe të sofistikuarit të tregut e cila sipas raportit është për shkak të përmirësimit të klimës së biznesit dhe rritjes së nivelit të disponueshmërisë së mjeteve financiare nga shteti për të mbështetur ekonominë e vendit.
Krahasuar me ekonomitë e tjera evropiane të përfshira në studim, Maqedonia e Veriut ka rezultate mbi mesataren për sa i përket sofistikimit të tregut, ku renditet në vendin e 17-të, që është rritje e konsiderueshme nga vendi i 28-të i vitit të kaluar. Ky tregues tregon se është bërë përparim serioz në drejtim të qasjes në financa dhe mënyrë e thjeshtë për të mbrojtur investitorët e pakicave.
Raporti rendit shtetin në vendin e 13-të në mes 37 ekonomive me të ardhura të mesme, të cilat përfshijnë vende të tilla si Rusia, Kina, Bullgaria, Malajzia, Tailanda dhe Serbia. Mbi pritshmëritë janë edhe ecuria e inovacioneve dhe marrëdhënia me PBV-në për kokë banori, krahasuar me nivelin e zhvillimit të vendit.
Krahasuar me vitin e kaluar, ka përmirësim në treguesit e cilësisë ISO9001 (rangu: 22) dhe produktet teknologjike të larta dhe të mesme-larta (21), ndërsa ka sukses të konsiderueshëm në drejtim të qëndrueshmërisë së mjedisit (17), klimës së biznesit (30) dhe mbrojtjes të pronës intelektuale (23).
Sipas analizës së IGI-së, Zvicra është në vendin e parë edhe këtë vit, ndërsa në mesin e pesë vendeve më të mira janë Suedia, SHBA, Britania e Madhe dhe Holanda, ndërsa vendi i fundit janë vendet Guinea dhe Jemeni.
Raporti i Indeksit Global të Inovacionit në inovacione është botuar për 13 vite me radhë nga Organizata Botërore e Pronës Intelektuale në partneritet me shkollën e biznesit “Insed” dhe Universitetin Kornell nga SHBA-ja.