Maqedonia e Veriut vetëm barazim ndaj Ishujve Faroe, Enis Bardhi gjen rrjetën

nga D V

Lojë e dobët dhe vetëm një pikë për ekipin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futbolli në fillim të ciklit të ri të Ligës së Kombeve. Një pjesë e parë shumë e dobët, me dominim në pjesën e dytë, pas një goli nga penalltia dhe pas disa rasteve të humbura nga të dyja palët, është epilogu i duelit në Tórshavn, njofton Telegrafi.

Skuadra e Bllagoja Milevskit nuk arriti t’i marrë tri pikët e planifikuara dhe të dëshiruara në fillimin e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, pasi barazoi 1:1 si mysafir ndaj Ishujve Faroe.

Nikoqirët kaluan në epërsi me gol nga pika e bardhë me autor Davidsen në minutën e 9-t, ndërsa më pas me vetëm një goditje në pjesën e parë nuk kishte asnjë kërcënim serioz nga vendësit.

Në pjesën e dytë pamë një lojë shumë më të mirë dhe më rrjedhëse, por që përfundimet ishin të dobëta në sulm.

Edhe Maqedonia e Veriut gjeti golin nga penalltia në minutën e 48-të, të cilën Enis Bardhi e shndërroi në gol për të barazuar rezultatin 1:1. Rast të mirë për ti dhënë fitoren Maqedonisë pati edhe Qamili.

Përzgjedhësi Milevski dhe lojtarët tani duhet të bëjnë analizë serioze të asaj që ndodhi në Torshavn, sepse vetëm për tre ditë i pret një ndeshje me Armeninë, që është kundërshtar shumë më i fortë, Ndeshja luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More