Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Maqedonia e Veriut vs Kosova, për kë bëjnë tifo deputetët shqiptar?

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Nesër luhet ndeshja e Play off`it të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e vlefvshme për kualifikim në kampionatin europian që do të luhet vitin e ardhshëm. Kjo ndeshje për dy kombëtaret është praktikisht “të jesh apo të mos jesh” sepse vendosë fatin për pjemarrje në evenimentin më të madh europian.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal sot pyeti disa nga deputetët shqiptarë se për cilin reprezentacion do të bëjnë tifo nesër mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Mes tyre përgjigje dha edhe i pari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Më poshtë mund ti lexoni përgjigjet e deputetëve dhënë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal:

“Kryetari i Parlamentit bën tifo për futbollin”, shprehet kryeparalamentari, Talat Xhaferi.

“Dihet, shpirtërisht. Për Kosovën, ajo është bindja ime personale”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.

“Nuk shikojmë futboll dhe me siguri që nesër nuk do e shikoj ndeshjen”, tha deputeti i BDI-së, Bajram Rexhepi.

“Këtu nuk flitet për shtetësinë, por për tifozërinë. Dhe si tifoz unë kisha dashur të fiton Kosova”, tha deputeti i Alternativës, Zejd Rexhepi.

“Për Maqedoninë e Veriut”, thotë Fisnike Bekteshi, deputete e BDI-së.

“Do të jem për një lojë të mirë dhe aktivitetin sportiv si zbavitje dhe afrim ndaj qytetarëve e jo burim i ndarjeve dhe konflikteve mes tifo grupeve”, tha për Zhurnal, Bastri Bajrami, deputet i Lëvizjes BESA.

“Le të fiton më i miri”, shprehet deputeti i ASH-së, Elmi Aziri.

“Gjithësesi bëj tifo për Maqedoninë e Veriut”, thotë Muhamed Zekiri, deputet i LSDM-së.

Postime të ngjashme

ESHS: Regjistrimi po zhvillohet pa probleme, aplikacioni për diasporën është i sigurt

Z H

Nikollovski: Vazhdimisht do të shqyrtohet realizimi i Planit për korrupsion

Z H

Mot me diell dhe me erë për fundjavë shi dhe temperatura më të ulëta

Z H

Përfundoi debati i përgjithshëm rreth propozim ligjit për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të pushtetit lokal

R Zh

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...