Maqedonia kërkon kushte evropiane për anëtarësim, ndërsa nuk ka alternativë tjetër pos BE-së

Shkup, 13 korrik – Në pritje të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të pardjeshme në Bullgari dhe duke shpresuar që pas tyre të formohet një parlament dhe një qeveri politike që do të lejojë që bisedimet për heqjen e vetos bullgare të fillojnë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-së, autoritetet në Shkup thanë se për vendin nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian dhe nuk ka vend për euroskepticizëm, por gjithashtu se kushtet për hyrjen në Union duhet të jenë në përputhje me vlerat evropiane.

 

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dje në simpoziumin ndërkombëtar Simi në Greqi potositi se rasti i Maqedonisë së Veriut ngriti shqetësim serioz për ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në rajon e ardhmja e të cilit natyralisht është që të jetë evropiane.

“U ngjitëm në mal në rrugën tonë, duke e tejkaluar problemin me Greqinë përmes Marrëveshjes së Prespës. Por, ajo marrëveshje ishte e mundshme vetëm sepse Greqia e pranoi të drejtën tonë të vetëvendosjes. Çështja për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim është e jona dhe në shekullin 21 nuk është vetëm joevropiane por është edhe pahijshme një tjetër ta bëjë këtë. A mundet një vend anëtar, vetëm pse është anëtar, ka të drejtë të vendosë çfarëdo lloj kushtesh të një vendi kandidat për hyrje? Për shembull, të kërkojë të mos ketë liri të mediave? Pikërisht kjo po ndodh. Domethënë ato kushte duhet të jenë në linjë me vlerat evropiane, sepse, më quani idealist, por për mua, që nga ditët studentore, Evropa nuk është vetëm gjigant ekonomik, por përmbledhje e idealeve dhe vlerave dhe përgjatë atyre vlerave duhet të çmohet progresi ynë”, tha Dimitrovi.

Sa i përket tentimeve për tejkalimin e pengesave për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut me BE-në, Dimitrovi theksoi se kjo çështje është relevante si për të ardhmen e vendit tonë, ashtu edhe për të ardhmen e Evropës.

“Tejkalimi i bllokadës nga ana bullgare është çështje e cila peshon shumë më shumë dhe shkon më larg nga marrëdhëniet Shkup –Sofje. Treshja e presidencës momentalisht e kryesuar nga Sllovenia bëjnë përpjekje serioze për gjetjen e zgjidhjes, sepse investimi është i madh edhe në anën e BE-së. Njëherësh, kjo çështje i minon edhe relacionet ndërmjet qytetarëve për çka ndikon edhe ndaj perspektivave për ruajtjen e stabilitetit”, tha Dimitrovi.

Dimitrovi theksoi se politika e vetos krijon antagonizëm, dhe siç tha, në anketat e fundit qytetarët tanë shohin kërcënimin më të madh pikërisht nga Bullgaria.

“Për këtë shpresoj se me qeverinë e ardhshme bullgare do të mund të arrijmë mirëkuptim për fitoren e përbashkët, edhe për ne edhe për ata edhe për rajonin dhe për gjithë Evropën. Njëkohësisht, ne mbetemi të përkushtuar në evropianizimin – zbatimin e reformave për vendosjen e standardeve evropiane në vend, sepse ky është edhe thelbi i procesit të anëtarësimit”, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri i parë dhe minister i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitare, Artan Grubi në një takim me ambasadorin e BE Dejvod Gir ripohoi vendosmërinë e vendit për të këmbëngulur në rrugën e integrimit në BE dhe theksoi rëndësinë e ndërmjetësimit të Unionit në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë.

Grubi theksoi që nuk ka aspak vend për euroskepticizëm tek elitat politike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janë të përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë.

Në pritje të Kuvendit për të caktuar një seancë në agjendën e së cilës do të jetë projekt-rezoluta e paraqitur nga VMRO-DPMNE mbi pozicionin e shtetit në lidhje me bisedimet me Bullgarinë, partia më e madhe e opozitës dje u bëri thirrje LSDM-së dhe BDI-së për të mbështetur tekstin e propozuar, i cili, siç pretendohet, “thekson vijat e kuqe dhe mbron gjuhën, kombin dhe identitetin”.

“Rezoluta është një kornizë nga e cila nuk duhet të dalë as Zoran Zaev dhe as ndonjë qeveri tjetër. Ne presim që interesat e partisë të kapërcehen dhe të gjithë të qëndrojnë pas interesit të shtetit. Rezoluta do të qëndrim kombëtar dhe si e tillë vetëm mund të forcojë pozicionet maqedonase”, tha VMRO-DPMNE.

Related posts

Majlinda Bregu: Maqedonia e Veriut ishte e para që e zbatoi “Garancinë për të rinj “

N E

Procesi Brdo-Brijuni/ Për tetë vite, asnjë arritje

Z H

Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet 30 deri 45 minuta

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com