Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Maqedonia larg qeverisjes të së drejtës

Shkup, 23 shkurt – Kur ishte caktuar  gjykimi i parë për këtë lëndë,  thashë se jemi larg qeverisjes të së drejtës, tani lirshëm mund të them se  ende jemi larg dhe  e dukshme është se edhe në Gjykatë  edhe në Prokurori duhet një spastrim i mirë, deklaroi pas shpalljes së gjykimit për rastin “Monstra” avokati Naser Raufi, njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve.

Mbrojtja paralajmëroi ankesa kundër aktgjykimit  edhe për masat e paraburgimit, dhe porositi se janë të bindur që në fund do të dëshmojnë se të akuzuarit  nuk janë autorë të kësaj, siç thanë, një akt i neveritshëm.

Gjykimi, vlerësoi Raufi u soll pa kurrfarë dëshmie dhe pa i kushtuar vëmendje  vendimit të gjykatës sonë më të lartë – Gjykata Supreme.

“Gjykata Supreme ishte taksative dhe tha se   aspak nuk ka dëshmi se këto janë autorët,  ndërsa edhe krahas asaj e keni parë se  me gjoja specifikimin e aktakuzës, ç’farë padrejtësie është bërë. Shkojmë më tutje dhe si mbrojtje jemi të sigurt  se do të arrijmë deri tek  drejtësia”, deklaroi Raufi, përcjell Zhurnal.mk

Avokati Asmir Alispahiq, si mbrojtës  i të dënuarit të padrejtë Haki Aziri, tha se prokurorët publik me këtë lëndë kanë treguar arshine të dyfishta me propozimet për përcaktim të masës së paraburgimit dhe tha se pranimi i masës së paraburgimit është vetëm edhe një bashkim mes gjyqësisë dhe prokurorisë publike. “Të përkujtoj  në fjalën time   përfundimtare  se prokurorët publik kërkuan  pikërisht këto dënime. Për të akuzuarin  Haki Aziri mes nëntë dhe dhjetë vjet. Për të akuzuarin Fejzi Aziri 15 vjet  dhe tre dënime me burg të përjtshëm. Kjo tregon se që nga fillimi, deri në shqiptimin e gjykimit  kanë marrëveshje, edhe në lidhje me masën e paraburgimit”, deklaroi Alispahiq, përcjell Zhurnal.mk

Është e paqartë, potencoi ai, pse përcaktohet masa e paraburgimit për një dënim që është  vuajtur  më shumë se pesë vjet e shtatë muaj dhe potencoi se qëndrojnë në dispozicion edhe masa tjera, të cilat mund të zëvendësohen  me masën e paraburgimit. Njëri nga anëtarët e familjes  së të akuzuarve Bedri Ajdari, bëri thirrje se nuk do të tërhiqen dhe arratisen, por do të vazhdojnë të luftojnë dhe paralajmëroi sërish protesta të premten.

Sot Gjykata i shpalli fajtorë dhe iu caktoi dënime me burg të përjetshëm të akuzuarve Halil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq, dënim me burg prej 15 viteve për të akuzuarin Fejzi Aziri dhe dënim me burg prej nëntë viteve për të akuzuarin Haki Aziri, të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012. Për të akuzuarin Sami Luta, hidhet poshtë aktakuza, për shkak se hoqi dorë prokurori publik.

Rastin “Monstra” e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev së bashku me gjykatësin Osman Shabani  ndërsa përfaqësues të palës akuzuese janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Të akuzuarit Halil Demiri dhe Afrim Ismailloviq janë në arrati në Kosovës dhe u dënuan në mungesë të tyre, ndërsa prokurorja Fetai nga Gjykata kërkoi  t’u për caktohet  masë paraburgimi  të dënuarve Haki dhe Fejzi Aziri për shkak të rrezikut nga arratisja. Pas konsultimit Gjykata, solli vendim propozimi i PP-së të hyjë në fuqi dhe të akuzuarve Halil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Haki Aziri dhe Fejzi Aziri tu përcaktohet masa e paraburgimit deri në fillimin e vuajtjes së dënimit me burg, gjegjësisht derisa të hyjë në fuqi aktvendimi. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

Maqedonia e Veriut më e korruptuar në Ballkan dhe jo vetëm

T E

Gostivari mobilizohet për të ndihmuar Noarin 3 vjeçar

T E

Talat Xhaferi uron 7 Marsin

R Zh

Digjen katër objekte në Tetovë, lëndohet zjarrfikësi

R Zh

Nikollovski apel VMRO-DPMNE-së: Ejani bashkë të luftojmë kundër korrupsionit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...