Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Shkup, 12 qershor – Numri i rasteve aktive vazhdimisht po bie dhe momentalisht ka 425 prej të cilëve 189 janë në Shkup. Në repartet infektive në Maqedoni mjekohen 109 pacientë prej të cilëve 43 janë në Shkup.

Sipas të dhënave të djeshme të ISHP-së, dje u regjistruan 20 raste të reja nga 2.885 testime, dy raste të vdekjes dhe 30 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me coronavirus që nga fillimi i pandemisë është 155.507, numri i të shëruarve është 149.612 dhe numri i të vdekurve 5.470.

Sipas të dhënave të ueb-faqes kovid19vakcinacija.mk, deri tani në Maqedoni janë diagnostifikuar 254.154 qytetarë.

“Gjithsej janë aplikuar 431.174 vaksina, ndërsa rivaksinuar 177.020 qytetarë. Dje janë vaksinuar 10.065 qytetarë. Dozën e parë e kanë pranuar 1.450 persona. Numri i personave që kanë shprehur dëshirën për vaksinim është 447.543”, tha dje ministri Filipçe.

Ai thekson se sipas të shifrave të fundit, me të paktën një vaksinë janë vaksinuar 48% e popullatës mbi 70 vjet dhe 42% e moshës mbi 65 vjet si dhe 35% e qytetarëve të moshës mbi 60 vjet.

Postime të ngjashme

Mijallkov transferohet në spital, ka pasur dhembje barku

D V

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...