Agjencia Zhurnal.mk

Maqedonia mund Kosovën dhe sfidon Gjeorgjinë në finale

Përballja e gjysmëfinales së plej offit të Ligës së Kombeve në Shkup, në mes Maqedonisë dhe Kosovës u vendos në pjesën e parë, kur u shënuan 3 golat. Kollolli (autogol), Velkovski dhe Hadergjonaj shënuan golat në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Todor Proeski”

Gjuajtja e parë drejt portës ishte në minutën e 11, kur pas një rivënie nga këndi, Nuhiu drejtoi gjuajtjen me kokë, por në zonën dhe para portës së Maqedonisë intervenoi Visar Musliu, duke drejtuar topin në rivënie nga këndi.

Në minutën e 13-të, Egzon Bejtullai u ndëshkua më karton të verdhë , duke e nxitur edhe më shumë atmosferën e elektrizuar në terren.

Në minutën e 15-të një kundërsulm i shpejtë i Maqedonisë në të cilën morren pjesë pjesa më e madhe e ekipit, ndërsa në fundi Ristovski godet ashpër, ndërsa një mbrojtës i Kosovës, Kololli, e devijoi në portë për 1-0.

Në minutën e 18-të, Enis Bardhi godet nga 30 metra nga gjuajtja e lirë, por në vendin e duhur dhe në nivel të detyrës është portiere Muriçi.

Në minutën e 29 barazon rezultatin Kosova në 1-1. Hadergjonaj shfrytëzon një gabim trashanik të portierit Stole Dimitrevskit , që nuk e devijon topin me kohë dhe topi arrin deri te Hadergjonaj që shënon me një lobim perfekt nga 18 metra.

Maqedonia rikthen goditjen në aksionin e radhës, kur pas krosimit të Enis Bardhit, Darko Velkovski drejton topin me kokë në rrjetën e Kosovës për 2-1, duke mos lejuar asnjë mundësi që të intervenojë portieri Arijanet Muriçi.

Në minutën e 43, Nestorovski Brenda zonës godet, por tentimi i tij ishte i dobët dhe përfundon në duart e Muriçit.

Në fillim të pjesës së dytë, u lëndua Egzon Bejtullai, dhe në vend të tij në lojë inkuadrohet Kire Ristevski.

Në minutën e 53 Maqedonia shënoi golin e tretë, mirëpo në fund Pandevi ishte në pozitë jashtë loje, andaj me insistim të arbitrit anësor, u anulua goli për pozitë jashtë loje.

Në minutëne 58 Kololli u mundua që të bëj diç më tepër nga distanca, por tentimi I tij nga 18 metra shkoj mbi portën e Dimitrievskit.

Në minutn e 60-të Goran Pandev godet brenda 16 metrav, por Muriçi e ndal në këndin e poshtëm. Në vazhdim, pas riënies nga këndi, Alioski godet jashtë zonës, ndërsa topi devijohet nga mbrojtja kosovare jashtë portës.

Pas rivënies nga këndi, në aksion Velkoski dhe Nestorovski, por porteri Kosovar është në nivel të detyrës dhe ndalon këtë tentim.

Edhe një gol I Maqedonisë që anulohet për pozitë jashtë loje. Enis Bardhi ishte në rolin e asistuesit, ndërsa para vijës fundore u gjet Arian Ademi. Por sërisht ishte pozitë jashtë loje dhe arbitri kryesor reagoi me insistim të arbitrit anësor.

Ezgjan Alioski provon me të majtën e tij në minutën e 68-të, mirëpo tentimi i tij ndalet nga portieri Kosovar. I njëjti lojtarë ishte në pjesë e kundërsulmit dhe pas asistimit të Enis Bardhit u gjet në pozitë të volitshme, por në momentin e fundit u ndal nga mbrojtja e Kosovës.

Në minutën e 77-të godet Alioski, por në vendi e duhur është portieri Muriçi, ndërsa në vazhdim Pandev drejton topin mbi portë.

Në minutën e 86-të, Spirovski godet nga 25 metra dhe topi shkon skaj portës së Kosovës.

Një minutë më vonë , Alioski godet ashpër , ndërsa topi i devijuar kalon skaj portës.

Në kohën shtesë Aliti kishte rastin që barazojë rezultatin, por mbron Dimitrievski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...