Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Maqedonia ndaj Armenisë me plotë 10 mungesa!

Përfaqësuesja e Maqedonisë mund ta paguajë shumë shtrenjtë fitoren ndaj Estonisë, pasi për ndeshjen e fundit dhe ndoshta vendimtare për pozitën e parë në grupin C2 të Ligës së Kombeve kundër Armenisë, seleksionuesi Igor Angellovski nuk do të mund të llogarisë në shumë futbollistë.

Pas Goran Pandev, Ezgjan Alioskit, Stole Dimitrievskit, Kire Ristevskit, Arijan Ademit, Enis Bardhit, që munguan edhe kundër Estonisë dje, tashmë Angellovski nuk do të mund të llogarisë edhe në shërbimet Stefan Spirovskit dhe Boban Nikolovit, për shkak kartonëve, ndërsa shqetëson edhe gjendja e Elif Elmas, i cili ka fundi i takimit ankohej në lëndim, ndërsa pikërisht kjo kishte qenë edhe arsyeja, pse Angellovski kishte vendosur ta largojë nga loja 5 minuta para fundi të takimit.

Pra plotë 10 mungesa, që do të duhet të plotësohen me emra të tjerë dhe futbollistë mirë të përgatitur, duke pasur parasysh se ndeshja me Armeninë vendos nëse Maqedonia do të sigurojë pozitën e parë në grupin e saj.

Pas 5 xhirove të kaluara Maqedonia kryeson renditjen me 9 pikë, një më shumë se Armenia, që dje mundi Gjeorgjinë në transfertë me shifrat 2:1, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja Armeni-Maqedoni në program është të mërkurën me datë 18 nëntor.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...